LAJMI I FUNDIT:

KDI kërkon nga partitë politike që sa më parë t’i kthehen punës në Kuvend

KDI kërkon nga partitë politike që sa më parë t’i kthehen punës në Kuvend

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës u shoqëruar me zvarritje dhe bllokada të paarsyeshme të krijuara nga partitë politike.

Instituti Demokratik i Kosovës thekson se pas gati katër muajsh që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme, institucioni më i lartë ligjvënës në vend ende nuk është tërësisht funksional.


“Grupet parlamentare përveç ndarjes së komisioneve, nuk kanë marrë mundin të propozojnë emrat e kryetarëve të komisioneve, të nënkryetarëve dhe të anëtarëve të tyre. Formimi i komisioneve parlamentare si trupa punuese të Kuvendit, është parakusht për funksionalizimin e këtij institucioni. Në anën tjetër, Kryesia e Kuvendit nuk është angazhuar në përshpejtimin e këtij procesi të rëndësishëm”, thuhet në reagimin e KDI-së.

Po ashtu, thuhet se fillimi i fushatës për zgjedhjet lokale ka bërë që partitë politike të orientohen në fushatë duke anashkaluar tërësisht punën në Kuvend.

“Shumë nga deputetët e Kuvendit janë edhe kandidatë për kryetar të komunave, ndërsa të tjerë kanë marrë role të caktuara në shtabet zgjedhore të partive politike. Gjendja ekzistuese po u përshtatet të gjitha partive politike parlamentare, prandaj po neglizhohet qëllimshëm”, thuhet më tej në reagim

Sipas KDI-së, nga mungesa e ushtrimit të rolit të Kuvendit tashmë janë shkaktuar shumë dëme, disa prej të cilave mund të sanohen vetëm me një Kuvend tërësisht funksional dhe dinamik.

Andaj, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) kërkon nga partitë politike parlamentare, që të balancojnë kohën e tyre për fushatë zgjedhore me detyrat dhe përgjegjësitë që kanë në Kuvend, të funksionalizojnë këtë institucion dhe të përpiqen të punojnë me përkushtim për të mirën e qytetarëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori