LAJMI I FUNDIT:

KDI: Dorëheqjet dhe pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje – mundësi për zgjidhje të situatës në veri

KDI: Dorëheqjet dhe pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje – mundësi për zgjidhje të situatës në veri

Me qëllim që t’i hapet rrugë shtensionimit të plotë, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) vlerëson se kryetarët aktualë të komunave në veri të Kosovës duhet të shqyrtojnë dorëheqjet nga pozitat e tyre, për t’u mundësuar qytetarëve zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre legjitimë.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka përcjell zhvillimet lidhur me mandatin e kryetarëve të katër komunave veriore, të zgjedhur në procesin e mbajtur më 23 prill të këtij viti. Kryetarët ishin zgjedhur në një proces të improvizuar të votimit që, ndonëse plotësoi kriteret minimale ligjore, u karakterizua me dalje tejet të ulët të votuesve – duke e cenuar ndjeshëm legjitimitetin e tyre politik.


“Si rezultat i tensionimit të situatës, është arritur një marrëveshje në Bratislavë, në kuadër të së cilës parashihet mbajtja e zgjedhjeve në katër komunat veriore, deri në fund të verës. Megjithatë, KDI e konsideron të gabuar zhvendosjen e komunikimit për zgjedhjet në komunat veriore nga Qeveria vetëm në nivel ndërkombëtar, duke anashkaluar diskutimet me serbët lokal dhe përfaqësuesit e tyre politik”, thotë KDI.

Më tej KDI vlerëson se “me qëllim që t’i hapet rrugë shtensionimit të plotë, kryetarët aktualë të komunave duhet të shqyrtojnë dorëheqjet nga pozitat e tyre, për t’u mundësuar qytetarëve zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre legjitim. Dorëheqjet po ashtu mundësojnë një proces të ri zgjedhor në afate më të afërta kohore, pa vonesa procedurale dhe kosto të dyfishtë”.

Kurti: Peticioni mënyra e duhur për zgjedhjet në veri, BE t’i largojë masat sa më parë
Lexo po ashtu Kurti: Peticioni mënyra e duhur për zgjedhjet në veri, BE t’i largojë masat sa më parë

Njëkohësisht, KDI u bën thirrje të gjithë qytetarëve të katër komunave veriore, në veçanti atyre nga radhët e komunitetit serb, si dhe subjekteve politike që përfaqësojnë interesat e tyre, që të zotohen se do të marrin pjesë në zgjedhje, me qëllim që dorëheqjet e kryetarëve të mos sjellin një proces të ri por me rezultat të njëjtë.

Gjithashtu, KDI rikujton që legjislacioni ekzistues sekondar nuk është i mjaftueshëm për zhvillimin e procedurës për largimin e kryetarëve, meqë nuk janë të përcaktuara afatet procedurale, mënyra e verifikimit të vlefshmërisë së kërkesës për largim, e as modalitetet për zhvillimin e votimit. As iniciativa e MAPL-së për hartimin e një udhëzimi administrativ nuk është e mjaftueshme, meqenëse nevojitet edhe hartimi i akteve nga ana e KQZ-së – si bartëse e procesit të votimit. Megjithatë, legjislacioni sekondar nuk mund të tejkalojë përcaktimet ligjore të parapara me ligjin në fuqi.

BE kërkon hapa të mëtejmë në veri, përveç reduktimit të policisë
Lexo po ashtu BE kërkon hapa të mëtejmë në veri, përveç reduktimit të policisë

“Në anën tjetër, ndonëse fokusi institucional dhe ai publik janë tek kryetarët e katër komunave, rikujtojmë që një zgjidhje është e domosdoshme edhe sa i përket kuvendeve komunale përkatëse, ku përfaqësimi politik nuk reflekton përbërjen demografike të këtyre komunave”, thotë KDI. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori