LAJMI I FUNDIT:

Kazino në Tetovë kundër të cilës u protestua nuk do të hapet

Kazino në Tetovë kundër të cilës u protestua nuk do të hapet

Me vendim të Gjykatës Administrative objekti në Tetovë në të cilin duhej të hapej kazino, për të cilin edhe u protestua më 4 maj, nuk do të hapet, informuan sot në konferencë për shtyp nga Lëvizja kundër bastoreve dhe kazinove në Tetovë.

Sipas anëtarit të lëvizjes, Xhemal Abdiu, i cili organizoi protestat në fillim të muajit tha se rezultatet e para janë parë, por shtoi se do të vazhdojnë edhe më tej me aktivitetet e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Reagimi i qytetarëve kundër degradimit, mizorisë, prostitucionit, varfërisë që shkaktojnë lojërat e fatit çdo ditë po rritet dhe merr formë të guximit që po përhapet në gjithë shtetin”, tha Abdiu.

Ndërsa sipas kolegut të tij, Jushi Emurllai, edhe institucionet pozitivisht janë përgjigjur pozitivisht në kërkesën për mbrojtje nga kazinotë.

Ata theksuan se do të tentojnë që në ligjin e ri për lojërat e fatit të fusin edhe propozimin e tyre, që kazinotë të jenë 300 metra larg objekteve publike, ndërsa bastoret ekzistuese dhe bastoret të jenë 3 kilometra nga çdo hapësirë urbane./Telegrafi/