LAJMI I FUNDIT:

Kazakistani thotë se gjatë protestave të dhunshme janë vrarë 164 njerëz

Kazakistani thotë se gjatë protestave të dhunshme janë vrarë 164 njerëz

Ministria e shëndetësisë e Kazakistanit tha të dielën se 164 persona janë vrarë në protestat që kanë tronditur vendin gjatë javës së kaluar.

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, shifrat e raportuara në kanalin shtetëror të lajmeve Khabar-24 janë një rritje e konsiderueshme nga të dhënat e mëparshme.


Nuk është e qartë nëse vdekjet u referohen vetëm civilëve apo nëse përfshihen vdekjet nga forcat e rendit.

Autoritetet kazake thanë më herët të dielën se ishin vrarë 16 policë ose roje kombëtare, numër ky që dallon gjithashtu me një numër të raportuar më herët që ishte 26.

Shumica e vdekjeve – 103 – ishin në Almaty, qyteti më i madh i vendit, ku demonstruesit morën ndërtesat qeveritare dhe i vunë flakën disave, sipas ministrisë.

Avokati i Popullit i vendit për të drejtat e fëmijëve tha se tre nga të vrarët ishin të mitur, përfshirë një vajzë 4-vjeçare.

Ministria më herët raportoi se më shumë se 2,200 njerëz kërkuan trajtim për lëndimet nga protestat, dhe Ministria e Brendshme tha se rreth 1,300 oficerë sigurie u plagosën.

Zyra e presidentit të Kazakistanit tha se rreth 5,800 njerëz u arrestuan nga policia gjatë protestave që u shndërruan në dhunë javën e kaluar dhe nxitën një aleancë ushtarake të udhëhequr nga Rusia për të dërguar trupa në këtë vend.

Zyra e Presidentit Kassym-Jomart Tokayev tha të dielën se gjendja është stabilizuar në vend dhe se autoritetet kanë rifituar kontrollin e ndërtesave administrative që u pushtuan nga protestuesit, disa prej të cilave u dogjën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori