LAJMI I FUNDIT:

Kaymakci: Turqia do ta ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Kaymakci: Turqia do ta ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Turqia si duket ju ka dhënë fund paqartësive rreth mundësisë që të vendos veto për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Zv.ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Faruk Kajmakxhi, në një intervistë për AIM ka thënë se autoritetet në Maqedoni duhet të jenë të qetë dhe se Turqia do ta ratifikojë protokollin për anëtarësimin e vendit në NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Kajmakxhi, shtyrja e ratifikimit të protokollit është për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve në Turqi dhe mosfunksionimit të Kuvendit Kombëtar.

“Jini të qetë, nuk ka asnjë pengesë. Ne jemi mbështetësi më i madh i juaj në drejtim të anëtarësimit në NATO dhe kemi për qëllim në kohë sa më të shkurtë ta ratifikojmë protokollin për anëtarësim në NATO”, tha Kajmakxhi.

Megjithatë, ai pret që Maqedonia pozitivisht t’i përgjigjet kërkesës për deportimin e gylenistëve nga Maqedonia, veprim për të cilin tha se do të ndikonte në marrëdhëniet në mes dy vendeve.

Ministria e Drejtësisë nuk zbulon deri ku është procesi për ekstradimin e 15 personave, për të cilët Turqia ka dorëzuar kërkesë.

Ndryshe, protokollim për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO deri tani e kanë ratifikuar 12 shtete, nga gjithsej 29 anëtare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjermania ktheu mbrapsht kastravecët nga Shqipëria, Shkrepa: Fermerët shqiptarë nuk prodhojnë me standarde

Gjermania ktheu mbrapsht kastravecët nga Shqipëria, Shkrepa: Fermerët shqiptarë nuk prodhojnë me standarde

Lajme
Musliu: “Postierët shqiptarë” të Beogradit i sollën

Musliu: “Postierët shqiptarë” të Beogradit i sollën "Octopusit" dokumente me qëllim dëmtimin e Kosovës

Siguri

"Turp të kesh Dora Bakoyannis"- eskalon Vuçiq, fyen rëndë diplomaten greke që rekomandoi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Dorëheqjet e policëve, kryesindikalisti Zeqiri: Policët mund të gjejnë punë në profesionin e tyre në Perëndim

Dorëheqjet e policëve, kryesindikalisti Zeqiri: Policët mund të gjejnë punë në profesionin e tyre në Perëndim

Lajme
BIK me letër-qarkore për punonjësit e saj: Kujdes nga disa të vetëquajtur imamë, kanë agjenda të dyshimta

BIK me letër-qarkore për punonjësit e saj: Kujdes nga disa të vetëquajtur imamë, kanë agjenda të dyshimta

Lajme
Dalja e Serbisë nga Këshilli i Evropës, avokati serb: Do të ishte një fatkeqësi për qytetarët e Serbisë dhe një triumf për Vuçiqin

Dalja e Serbisë nga Këshilli i Evropës, avokati serb: Do të ishte një fatkeqësi për qytetarët e Serbisë dhe një triumf për Vuçiqin

Lajme
Kalo në kategori