Katy Perry mbyll turneun evropian duke bërë tatuazh prapa skenës në Madrid

Katy Perry e mbylli pjesën evropiane të turneut “The Lifetimes Tour” me energji dhe stil, teksa gjatë koncertit të fundit në Madrid u pa duke i bërë tatuazh një anëtari të ekipit prapa skenave.
Këngëtarja 41-vjeçare përfundoi 24 koncertet në Evropë dhe tani përgatitet të nisë pjesën aziatike të turneut, që do të mbyllet në Abu Dhabi më 7 dhjetor.
Në Instagram, ajo ndau momente nga nata e fundit, ku shkëlqente me një fustan të shkurtër argjendi të mbuluar me gurë të shndritshëm, shkruan DailyMail.

Mes pozave plot gjallëri, Katy u fotografua duke vizatuar një “K” të vogël në kyçin e dorës së artistit të tatuazheve, Berni Coronado Morales.
Ajo publikoi edhe një video në TikTok, duke bërë shaka se po fillonte “një punë të dytë” si artiste tatuazhesh.

Ky gjest erdhi pasi edhe Katy, së bashku me ekipin e saj, bënë tatuazhe të njëjta për të shënuar fundin e turneut evropian.
Javën e kaluar ajo zbuloi një tatuazh në formën e gjysmës së një fluture në kyç, të kombinuar me tatuazhin pasqyrë të një shoqeje.
Fansat nxituan të spekulonin se personi tjetër ishte partneri i saj i ri, Justin Trudeau, por Katy sqaroi se tatuazhet i përkisnin vetëm ekipit të saj.
Ndërkohë, këngëtarja sapo ka publikuar videoklipin e ri “Bandaids”, i cili nënkupton arsyet e ndarjes nga Orlando Bloom, me të cilin ka një vajzë pesëvjeçare, Daisy Dove.
Ajo pranoi se e pati të vështirë ta publikonte këngën për shkak të ngarkesës emocionale, por shpreson që mesazhi i saj t’i ndihmojë ata që po kalojnë të njëjtën situatë të “gjejnë forcën për të vazhduar përpara”. /Telegrafi/


























































