LAJMI I FUNDIT:

Katër vjet burg për rrezikim të trafikut publik

Katër vjet burg për rrezikim të trafikut publik

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit K. Z., duke i shqiptuar dënim prej 4 vite burgim efektiv.

Në njoftimin e bërë nga Gjykata Themelore thuhet se i akuzuari me datën 04.07.2019, në ora 22:55 minuta, në rrugën Uglarë –Malishevë të komunës së Gjilanit, duke drejtuar automjetin e tij, ka hyrë në kthesë pa e përshtatur shpejtësinë e ngasjes së automjetit të tij, me shpejtësi 89 km/h, ndërsa shpejtësia e lejuar ka qenë 50 km/h, sipas rregullave të komunikacionit, i cili më pas humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit, kalon në shiritin e majtë të rrugës godet veturën e markës Mercedes, të cilën ka qenë duke e drejtuar G. S., i cili pas plagëve të marra nuk ka arritur të mbijetoi, ndërkohë të lënduar kanë mbetur edhe F. S., B. Z., A. Z. dhe Z. Z.


“Me këto veprime i akuzuari K. Z., ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik”, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Gjykata përveç dënimit me burgim, ka shqiptuar edhe masën mbrojtëse ndaj të akuzuarit, ndalimi i drejtimit të automjetit prej 1 viti, pas
plotfuqishmërinë së aktgjykimit.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori