LAJMI I FUNDIT:

Katër vite më parë e kishte idhull dhe bënte foto me të, tani Declan Rice e ka shok skuadre argjentinasin Zabaleta`

Katër vite më parë e kishte idhull dhe bënte foto me të, tani Declan Rice e ka shok skuadre argjentinasin Zabaleta`
LONDON, ENGLAND - OCTOBER 25: Declan Rice of West Ham United celebrates his side's win following the Carabao Cup Fourth Round match between Tottenham Hotspur and West Ham United at Wembley Stadium on October 25, 2017 in London, England. (Photo by Stu Forster/Getty Images)

Declan Rice është duke shkëlqyer me fanellën e West Hamit këtë edicion.

Mbrojtësi i talentuar irlandez ka dalë nga akademia e West Hamit dhe është bërë një titullar tek klubi londinez.


Me vetëm 19 vite, Rice ka zhvilluar 21 ndeshje në Ligën Premier dhe gjashtë të tjera në Kupën angleze.

Por vetëm katër vite më parë, Rice si 15 vjeçare bënte foto me mbrojtësin argjentinas Pablo Zabaleta.

Postimi i Declan Rice në Twitter: (Foto: Declan Rice /Twitter)

Tani dyshja luajnë në një ekip dhe janë bërë shok të mirë.

Ka qenë Rice që ka publikuar dy foto në Twitter, njërën të bërë në vitin 2014 dhe tjetrën tani.

“Nga fans i tij në vitin 2014, shok skuadre në vitin 2018”, ka shkruar Rice.

Por pas këtij postimi ka folur edhe argjentinasi Zabaleta, i cili ka thënë se Rice një ditë do të bëhet kapiten i West Hamit.

Declan Rice dhe Pablo Zabaleta. (Foto: Getty Images)

“Rice është vetëm 19 vjeçar dhe po përmirësohet çdo ditë e më shumë”.

“Ai ka shumë energji dhe me ndihmën e lojtarëve që jemi me përvojë do të bëhet edhe më i mirë”.

“Besoj se herët ose vonë ai do të bëhet kapiten i West Hamit”, ka thënë Zabaleta.

Falë paraqitjeve të mira, Rice ka debutuar edhe me Kombëtaren A të Irlandës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Kalo në kategori