LAJMI I FUNDIT:

Katër shenja që tregojnë se punës suaj po i vjen fundi

Katër shenja që tregojnë se punës suaj po i vjen fundi

Në kohët e sotme ku lufta për mbijetesë është kaq e egër jeni me fat nëse keni një punë.

Por shpeshherë mund të ndodhë që pavarësisht se keni një punë ajo punë nuk ju përshtatet aspak ose përveç të ardhurave që ju jep nuk ju krijon asnjë përfitim tjetër.


Atëherë duhet të kuptoni pse ndodh kjo? Mos ndoshta ju nuk e keni vendin në një punë të tillë? Apo thjesht nuk është kompania në fazën

Cikli i punës ka ecur përpara

Shpesh ndjenjat tona rreth një pune kalojnë në shtatë faza.

Muaji i mjaltit
Kapja e realitetit
Zotërimi i punës dhe arritja e rezultateve solide
Pikëpyetjet e para
Demotivimi
Fundi

Fillimisht duhet të kuptoni se në cilën fazë jeni aktualisht. A ndiheni të pushtuar ose shumë të lodhur kur mendoni për punën tuaj? Kujdes nga shenjat paralajmëruese të hershme, si ndjenja e lodhjes që para se të arrini në zyrë apo mërzia e tepërt. Nëse arrini të kuptoni se në çfarë faze jeni atëherë do ta kuptoni nëse punës suaj i ka ardhur apo jo fundi.

Shefi juaj nuk ju konsideron

A ju trajton shefi juaj ndryshe në çdo aspekt? A merrni komente të vazhdueshme negative kjo është shenjë që tregon fundin tuaj në atë kompani. Nëse projektet që më parë ju jepeshin ju tashmë i merr dikush tjetër atëherë dhe kjo është një shenjë.

Fitimet e kompanisë janë në nivelin më të ulët

Kujdesuni për pozicionimin dhe financat e firmës suaj. Rëndësia strategjike e sektorit ku ju punoni dhe qëndrimin e shefit tuaj. A është kompania në gjendje të paguajë pagat dhe qiranë? A është shërbimi ose produkti juaj i pozicionuar mirë për t’u përballur me sfidat e ardhshme? A ndihmon shefi juaj të rritet? Analizoni firmën dhe menaxhimin tuaj, ashtu siç ju vlerësojnë në një rishikim vjetor. Lini një kompani që nuk matet.

Puna nuk ka asnjë ndryshim vazhdon të jetë ajo që ishte në ditën e parë

Normalisht siç e thamë dhe më sipër çdo punë ka ciklin e saj por dhe ndryshimet e saj të herë pas hershme. Nëse ju vazhdoni të qëndroni vendnumëro edhe pasi keni fituar eksperiencë nuk merreni me asgjë tjetër përveç asaj që jeni marrë që ditën e parë atëherë kjo është një shenjë e pastër që tregon se ju nuk i përkisni asaj pune. /Telegrafi/