LAJMI I FUNDIT:

Pesë raste të dhunës në familje në 24 orë

Pesë raste të dhunës në familje në 24 orë
Foto: Ilustrim

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar për një ditë në Policinë e Kosovës, tre në Prishtinë, një në Fushë Kosovë dhe një në Gjakovë. 

Sipas raportit të policisë, në katër raste burrat kanë ushtruar dhunë ndaj grave, ndërsa një tjetër ndaj motrës së tij, për çka edhe janë arrestuar.


Lexoni më poshtë njoftimin e policisë:

Prishtinë, 21.04.2022 – 09:45: Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë, 21.04.2022 – 07:00: Viktima femër kosovare ka informuar se bashkëshorti i saj dhe e bija e tij,  të dyshuarit kosovarë kanë ushtuar dhunë psiqike ndaj saj. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë, 21.04.2022 – 20:00: Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Prishtinë, 21.04.2022 – 17:00: Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij. Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe posedon raport mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë, 21.04.2022 – 07:30: Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori