Policia e Kosovës ka pranuar katër raste të raportimeve për dhunë në familje gjatë 24 orëve në Kosovë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rastet kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Drenas, Prizren e Pejë.
Detaje nga raporti i PK-së:
Fushë Kosovë 06.12.2021 – 22:30. Dy të dyshuarit meshkuj kosovarë kanë pranuar trajtim mjekësor, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur mes veti dhe si pasoj kanë pësuar lëndime trupore, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Gllogoc 07.12.2021 – 16:40. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka larguar nga shtëpia vajzën e tij viktimën femër kosovare, e cila nga shqetësimi është alivanosur dhe ka pranuar tretman në QKMF. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Prizren 07.12.2021 – 16:35. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje verbale në familje, ka kanosur dhe sulmuar fizikisht dy viktimat gjyshin dhe nënën e tij viktimat mashkull dhe femër kosovar. Njëri nga viktimat ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.
Pejë 06.12.2021 – 22:19. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe gjatë intervistimit i dyshuari ka deklaruar se përmes telefonit është kanosur verbalisht nga vëllai i bashkëshortes i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit njëri është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë