LAJMI I FUNDIT:

Katër persona dëshmojnë, në gjykimin për vrasjen e Donjetës

Katër persona dëshmojnë, në gjykimin për vrasjen e Donjetës

Nystret Pajazitaj ka dëshmuar sot në gjykimin ku vëllai i tij, Naseri, po gjykohet për vrasjen e kushërirës, Donjeta Pajazitajt.

Gjatë dëshmisë para trupit gjykues, Nystreti tregoi se më 9 nëntor të vitit 2015 kishte qenë duke shkuar në ceremoninë e varrimit të një bashkëfshatari dhe atë ditë në rrugë e kishte parë të pandehurin.


“Rreth orës 13:40 kam dalë nga shtëpia dhe bashkë me vëllain tim, Kadriun, jemi nisur rrugës e te udhëkryqi i Drumit. Aty e kam parë Naserin edhe disa bashkëfshatarë tjerë, duke qëndruar. Ne kemi vazhduar për varrim, ndërsa Naseri ka mbetur tek Drumi. Ai na tha se vjen me kerr”, tha dëshmitari.

Ai tha se nuk i kujtohet ta ketë parë Naserin në varrimin e bashkëfshatarit.

Dëshmitari tha se atë ditë nuk e ka parë fare kushërirën e tij, Donjeta Pajazitajn, kurse për zhdukjen e saj tha se kishte dëgjuar pas dy ditësh.

Nystreti po ashtu tregoi se vëllai i tij ishte liruar nga burgu menjëherë pas luftës në Kosovë.

Edhe Jetmir Pajazitaj, kushëri i afërt me palën e dëmtuar dhe të akuzuar, ka dëshmuar se më 9 nëntor 2015 kur ishte zhdukur kushërira e tij, Donjeta Pajazitaj, e kishte parë atë duke kaluar rrugës së fshatit. Ai tha se në atë moment ishte duke qëndruar tek vendi i quajtur Drumi në Strellc të Ulët, bashkë me disa bashkëfshatarë të tjerë. Ndër ta kishte qenë edhe i akuzuari Naser Pajazitaj.

Derisa ishin duke qëndruar tek udhëkryqi i njohur si “Drumi”, ai tha se më pas kishte parë Donjeta Pajazitajn duke ardhur rrugës bashkë me axhën e tij, Qamilin.

“Ata na kanë përshëndetur, Donjeta ka vazhduar rrugës përpjetë kah Jusajt, kurse Qamili për të shkuar në varrim. Por, veç sa është nisur për të shkuar në varrim, është kthyer bashkë me disa punëtorë të KEK-ut, për rrymë diçka në shtëpinë e vet”, tha Jetmir Pajazitaj.

Pas disa minutave ai tha se Naseri me veturën e tij ishte nisur në drejtim të rrugës së Jusajve dhe nuk kishte shkuar bashkë me ta në varrim.

Gjatë seancës së sotme ka dëshmuar edhe ish-kolegu i punës i Donjeta Pajazitajt, Bekim Krasniqi nga Juniku. Ai tha së me Donjetën kishin punuar së bashku në marketin “Liridoni”, përafërsisht katër muaj.

“Donjeta ka pasur sjellje të mira në punë dhe nuk kam dëgjuar se e ka penguar dikush në punë”, tha dëshmitari Krasniqi.

Ai tha së gjatë ndërrimit të pasdites me kërkesën e prindit të Donjetës, ajo ka udhëtuar me veturën e tij drejt Strellcit, pas punës.

“Javën e fundit nuk ka udhëtuar me mua sepse nuk e kam pasur veturën në dispozicion”, tha Bekimi.

Ai shtoi se Donjeta gjithmonë kishte zbritur tek udhëkryqi i fshatit Strellc i Epërm dhe aty e prisnin familjarët e saj.

Edhe Sylë Jusaj nga Strellci ka dëshmuar sot në gjykimin për vrasjen e Donjeta Pajazitajt. Jusaj tha se edhe ai ditën e 9 nëntorit të vitit 2015 ishte nisur nga Peja për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të një bashkëfshatarit të tyre. Ai tha se gjatë rrugës ishte ngutur për të arritur me kohë tek varrezat, kurse gjatë rrugës tha së nuk e kishte parë askënd. Në varrimin e bashkëfshatarit të tij tha se nuk i kujtohet ta ketë parë Naser Pajazitajn.

Seanca tjetër mbahet nesër, kur pritet të dëgjohen edhe disa dëshmitarë. /kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Brenda bazës së njësisë “K9” të Policisë së Kosovës, shembullit të partneritetit njeri – qen

Brenda bazës së njësisë “K9” të Policisë së Kosovës, shembullit të partneritetit njeri – qen

Lajme
Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për

Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për "vlerësim" në Gjykatën Kushtetuese?

Lajme
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Kalo në kategori