Katër persona arrestohen për tentim vjedhje në Novobërdë


Një grup personash, që të gjithë shqiptarë nga Kosova, janë arrestuar të shtunën nën dyshimin se të njëjtit kanë tentuar të vjedhin një depo në Novobërdë.
Policia e Kosovës ka njoftuar nën raportin e saj 24 orësh se gjatë kontrollit në veturën me të cilën udhëtonin të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë , një thikë, një fishekë, dy kaçavida dhe një palë dorëza. Katër prej tyre kanë arritur të arrestohen dhe dërgohen në mbajtje prej 48 orësh ndërsa i pesti është arratisur.
“Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, katër prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër ka arritur të arratiset”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/04/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































