LAJMI I FUNDIT:

Katër motra me një moshë të kombinuar prej 389 vjeç thyejnë rekordin Guinness

Katër motra me një moshë të kombinuar prej 389 vjeç thyejnë rekordin Guinness

Katër motra me origjinë nga Wisconsin me një moshë të kombinuar prej 389 vjeç iu dha Rekordi Botëror Guinness për moshën më të lartë të kombinuar prej katër motrave e vëllezërve që ende jetojnë.

Arlowene Johnson Overskei, 101-vjeçare; Marcene Johnson Scully, 99-vjeçare; Doris Johnson Gaudineer, 96-vjeçare; dhe Jewell Johnson Beck, 93 vjeçe, iu dha titulli, kur Guinness verifikoi moshën e tyre të kombinuar prej 389 vjeç e 197 ditë deri më 22 gusht, transmeton Telegrafi.

Motrat morën rekordin nga familja Goebel, e cila kishte një moshë të kombinuar prej më shumë se 383 vjet, më herët gjatë këtij viti.

“Ne jemi ende duke jetuar, dhe kjo është diçka për të festuar”, tha Gaudineer. /Telegrafi/