LAJMI I FUNDIT:

Katër metoda të dobishme për të hequr dhjamin nga barku

Katër metoda të dobishme për të hequr dhjamin nga barku
(Foto: SHB)

Shumica e njerëzve shtojnë peshë në mënyra të ndryshme. Disa kanë një fizik më të fortë, disa pjesën e poshtme më të theksuar, por shumica kanë probleme me dhjamin rreth barkut. Lajmi i mirë është se nuk është aspak e vështirë ta eliminosh atë.

Kushdo që e ka provuar këtë të paktën një herë në jetë, e di se nuk është e lehtë të humbësh peshë. Nuk ka një formulë të vetme që funksionon për të gjithë njerëzit në mënyrë të barabartë, sepse çdo trup ka një metabolizëm të ndryshëm dhe konsum të kalorive të marra me ushqim dhe secili prej nesh ka probleme të ndryshme.


Disa mund të humbin një tepricë të vogël relativisht lehtë, të tjerët ‘akumulojnë’ yndyrë në pjesën e sipërme ose të poshtme të trupit dhe nuk mund ta heqin kurrë atë, ndërsa disa e kanë më të vështirë ta eliminojnë yndyrën rreth barkut. Ky është në fakt problemi më i zakonshëm dhe është interesant fakti se dhjami rreth barkut është më lehtë për t’u hequr qafe.

Bërja e ndryshimeve të vogla, por domethënëse, do t’ju ndihmojë t’ia dilni. Në vijim janë katër këshilla që janë shumë efektive:

Agjërimi i përkohshëm

Agjërimi i përkohshëm i referohet ngrënies vetëm brenda një periudhe të caktuar kohore. Nëse bëhet siç duhet, mund të ndihmojë në uljen e peshës, sepse trupi reagon duke përmirësuar funksionin e hormoneve, për të lehtësuar humbjen e peshës dhe djegien e yndyrës për energji.

(Foto: Eat This, Not That)

Karbohidratet

Karbohidratet janë përgjegjëse për yndyrën ‘kokëfortë’ që ngjitet në bark dhe ne nuk mund ta heqim qafe sado të përpiqemi. Konsumimi i karbohidrateve të përpunuara, si buka e bardhë, pasta, makarona, patate të fërguara dhe ushqime të ngjashme, është shumë e dëmshme.

Për të humbur peshë, veçanërisht në stomak, është e rëndësishme të kufizoni konsumin e karbohidrateve dhe të zëvendësoni karbohidratet e përpunuara me burime energjie me çlirim të ngadaltë, si kuinoa ose orizi i murrmë.

Ushtrime me intervale me intensitet të lartë

Stërvitja me intervale me intensitet të lartë përfshin stërvitjen, në të cilën periudhat e ushtrimeve kardio alternojnë me periudha të shkurtra ushtrimesh intensive anaerobe dhe periudha më pak intensive rikuperimi. Ushtrimet jo vetëm që ndihmojnë në humbjen e peshës, por edhe parandalojnë shtimin e peshës, duke ndihmuar kështu një person të qëndrojë në formë.

(Foto: Freepik)

Më pak sheqer në ushqim

Shumë nga ushqimet dhe pijet e përpunuara që konsumojmë janë plot me sheqer dhe kalori. Kjo shpesh vlen për ushqimet dhe pijet që etiketohen si produkte dietike – ato shpesh janë plot me sheqer të shtuar dhe mund të kontribuojnë shumë në shtimin e peshës.

Është e rëndësishme të reduktoni marrjen e ushqimeve të tilla dhe t’i zëvendësoni me opsione më të mira, më të shëndetshme, të cilat përmbajnë më pak sheqer dhe më pak kalori. /Telegrafi/