LAJMI I FUNDIT:

Katër herë kampioni botëror, Sebastian Vettel konfirmon pensionimin nga Formula 1

Katër herë kampioni botëror, Sebastian Vettel konfirmon pensionimin nga Formula 1

Katër herë kampioni botëror, Sebastian Vettel do të tërhiqet nga Formula 1 në fund të këtij sezoni.

35-vjeçari gjerman ka konfirmuar tashmë pensionimin nga Formula 1 pas përfundimit të edicionit aktual.

Ai ka thënë se vendimi kishte qenë “i vështirë” dhe se ai “kishte kaluar shumë kohë duke menduar për të”.


Gjermani shtoi se do të “merrte më shumë kohë për të reflektuar në atë që do të fokusohet më pas” në fund të vitit, ndërsa prioritet do të jetë të kalojë më shumë kohë me familjen e tij.

Vettel do të largohet nga sporti si një nga pilotët më të suksesshëm në histori, pasi ka fituar katër tituj radhazi të pilotëve me Red Bull nga viti 2010 deri në 2013.

Vetëm Lewis Hamilton, Michael Schumacher dhe Juan Manuel Fangio kanë fituar më shumë tituj botëror se Vettel, dhe vetëm Hamilton dhe Schumacher kanë më shumë se 53 fitore të tij në gara.

“Sot nuk është për të thënë lamtumirë. Përkundrazi, është për të thënë faleminderit – për të gjithë – jo më pak për tifozët, pa mbështetjen e pasionuar të të cilëve F1 nuk mund të ekzistonte”, ka thënë Vettel. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tronditet PSG-ja, ylli i ekipit bën kërkesë për t’u larguar menjëherë pas humbjes ndaj Chelseat

Tronditet PSG-ja, ylli i ekipit bën kërkesë për t’u larguar menjëherë pas humbjes ndaj Chelseat

Ndërkombëtare
PSG e do Cole Palmerin, përgatit ofertën që do ta thyente rekordin e transferimeve

PSG e do Cole Palmerin, përgatit ofertën që do ta thyente rekordin e transferimeve

Ligue 1
Djali i Ronaldos u pyet nëse Yamal ishte më i mirë se babai i tij, përgjigja e tij mund t’ju befasojë

Djali i Ronaldos u pyet nëse Yamal ishte më i mirë se babai i tij, përgjigja e tij mund t’ju befasojë

Ndërkombëtare
Dy gjigantët e Bundesligës duan nënshkrimin e Armando Brojës

Dy gjigantët e Bundesligës duan nënshkrimin e Armando Brojës

Ndërkombëtare
Revolucion tek PSG-ja, Luis Enrique ka kërkuar shtatë transferime të reja

Revolucion tek PSG-ja, Luis Enrique ka kërkuar shtatë transferime të reja

Ligue 1
Jo vetëm Ter Stegen, Barcelona po synon t'i largojë sa më shpejtë tre lojtarë të tjerë nga skuadra

Jo vetëm Ter Stegen, Barcelona po synon t'i largojë sa më shpejtë tre lojtarë të tjerë nga skuadra

La Liga
Kalo në kategori