Kate Moss ka treguar sërish pse konsiderohet një nga ikonat më të mëdha të modës, duke pozuar për një set të ri mahnitës fotografik për markën e bizhuterive Kismet by Milka.

Në moshën 51-vjeçare, supermodelja britanike shkëlqeu me një fustan elegant të zi, i cili theksonte format e saj të tonifikuara dhe hijeshinë e përjetshme që e karakterizon.


Pamjen e plotësoi me bizhuteri luksoze, një gjerdan delikat dhe vathë të veçantë, ndërsa flokët biondë i kishte lëshuar në mënyrë natyrale, shkruan DailyMail.

Në disa pamje prapa skenave, Kate shihej vetëm me një këmishë të bardhë dhe taka, duke treguar figurën e saj rinore dhe vetëbesimin që e ka bërë një ikonë ndër vite.

Fushata e re vjen paralelisht me publikimin e filmit biografik “Moss & Freud”, që tregon historinë e lidhjes së saj me piktorin legjendar Lucian Freud dhe procesin e krijimit të portretit të famshëm “Naked Portrait”.

Filmi, me Ellie Bamber në rolin e Moss dhe Derek Jacobi si Freud, eksploron marrëdhënien e tyre të veçantë gjatë realizimit të veprës artistike që u shit më vonë për 3.5 milionë funte (afërsisht 4.1 milionë euro).

Edhe pse dekadat kanë kaluar që nga koha kur ajo pushtoi pistat e modës përkrah Naomi Campbell, Cindy Crawford dhe Linda Evangelista, Kate Moss dëshmon se mbetet një nga figurat më të pagabueshme të elegancës dhe magnetizmit në botën e modës. /Telegrafi/