LAJMI I FUNDIT:

Katari po organizon konkursin botëror “Miss Deveja”, nuk lejohen ndërhyrjet estetike te kafshët

Katari po organizon konkursin botëror “Miss Deveja”, nuk lejohen ndërhyrjet estetike te kafshët

Ndërsa Botërori i futbollit për meshkuj po zhvillohet në Katar, një garë shumë e ndryshme po zhvillohet gjithashtu në vend.

Devetë nga shtetet pjesëmarrëse së botërorit po marrin pjesë në një konkurs që është quajtur “Kupa Botërore e bukurisë së devesë”.


Ngjarja zhvillohet në klubin Katar Camel Mzayen në Ash-Shahaniyah. Në ditën e pestë të konkursit, deveja fituese e ditës së sotme mori një shumë prej 20 mijë funte (23 mijë euro) dhe pronari i saj gjithashtu fitoi medaljen e bronztë, raporton dailymail.

“Nuk mund t’i përshkruaj ndjenjat e mia, sepse kjo deve ka një audiencë si audienca e Kupës së Botës. Si Real Madrid apo Manchester”, tha ai.

Para se të konkurrojnë në ngjarjen prestigjioze, devetë ekzaminohen nga një komitet mjekësor i cili përdor rrezet X për të shmangur mashtrimin dhe për të kontrolluar që kafshët të mos kenë pasur ndonjë përmirësim kirurgjik. Disa pronarë u bëjnë atyre botoks dhe silikon për të rritur shanset e tyre për të fituar.

“Ideja është e ngjashme me Kupën e Botës të futbollit, ne bëmë një Kupë Botërore të bukurisë me deve”, tha Hamad Jaber al-Athba, President i klubit Katar Camel Mzayen.

Mbarështuesit konkurrojnë për më shumë se 66 milionë dollarë çmime gjatë Festivalit të Devesë së Mbretit Abdulaziz, i cili zhvillohet rreth 100 km në verilindje të kryeqytetit.

Pronarët e devesë mund t’i shesin kafshët për çmime më të larta pasi të marrin një çmim. Kafshët janë biznes i madh në Katar, me 1.5 milionë prej tyre të mbrojtura me mikroçipe.

Deveja më e bukur u kurorëzua në mars në festivalin e parë të deveve në Katar. Pronari i saj tha se ishin dashur vite për të përgatitur ‘bishën’ fituese të çmimit për konkursin e bukurisë.

Për të zgjedhur fituesit, gjyqtarët marrin parasysh madhësinë dhe bukurinë e kokës, gjatësinë e qafës dhe pozicionin e gungës së devesë.

Autoritetet në Katar dhe fqinjët e tij po kërkojnë t’i japin praktikës tradicionale një profil më të madh teksa konkurrojnë me ngjarje të tilla si Kupa e Botës e futbollit dhe çmimi i madh i Formula 1.

Në trend Fun

Më shumë
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Fun
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Fun
50 fakte të rralla për jetën e Napoleon Bonapartes

50 fakte të rralla për jetën e Napoleon Bonapartes

Interesante
Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Interesante
Kalo në kategori