LAJMI I FUNDIT:

Katari dhe FIFA me rregulla të qarta në lidhje me konsumimin e birrës në Botëror, mësohet edhe çmimi

Katari dhe FIFA me rregulla të qarta në lidhje me konsumimin e birrës në Botëror, mësohet edhe çmimi
(Foto: Belga Photo)

Tifozët e futbollit në Kampionatin Botëror në Katar do të duhet të shpenzojnë rreth 13 euro për të blerë një birrë, pavarësisht premtimeve të organizatorëve para turneut se çmimet do të ishin “modeste”.

Njëherësh, The Guardian bën të ditur se do të ketë gjithashtu një kufi prej katër pijesh për porosi, mes frikës se disa tifozë mund ta teprojnë me alkool, njëherësh edhe shitja e alkoolit do të jetë në vende të posaçme, më pak të dukshme, jashtë stadiumeve.


Autoritetet e Katarit njoftuan shumë më herët se alkooli do të lejohej, por në kushte rreptësisht të kontrolluara dhe tashmë dihet se si do të funksionojë gjithçka dhe çfarë rregullash presin fansat.

Në stadiume do të ketë vetëm birrë pa alkool dhe thuhet se birra gjysmë litri Budweiser, i vetmi sponsor zyrtar alkoolik i Kampionatit Botëror, do të jetë në dispozicion vetëm në zonën zyrtare të tifozëve të FIFA-s.

Alkooli zakonisht është i ndaluar në Katar, një vend konservator mysliman, me disa bare hotelesh ku lejohet pija, ndërsa kushton ndërmjet 13,7 – 17,2 euro për një birrë ose një gotë verë.

(Foto: Getty Images)

Edhe pse ishte pritur që çmimi i birrës në zonat e tifozëve dhe në stadiume të ishin shumë më i ulët, megjithatë doli se një gotë 500 ml Budweiser, do të kushtojë 50 rial – rreth 13 euro. Një version joalkoolik do të kushtojë 30 rial (8 euro) dhe uji do të kushtojë 10 rial (2,5 euro).

Budweiser ka deklaruar se fansat, duhet të dëshmojnë se janë më të vjetër se 21 vjeç për të blerë alkool dhe se do të kufizohen në një “blerje maksimale prej katër njësive Budweiser për person”. Tifozëve gjithashtu u thuhet: “Pini me mençuri, bëni tifo më mirë, hidratohuni mes Buds-ave”.

Po ashtu, në fundjavë u bë e ditur se Budweiserit i ishte thënë të zhvendoste stacionet e birrës në vende më pak të dukshme jashtë stadiumeve, me New York Times që raportoi se urdhri erdhi nga Sheikh Jassim bin Hamad bin Khalifa al-Thani, vëllai i sundimtarit të Katarit.

Kujtojmë se Kampionati Botëror, ‘Katar 2022’, do të mbahet nga data 21 nëntor deri më 18 dhjetor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori