Kat Dennings ka kujtuar eksperiencat e saj në fillimet e karrierës, duke thënë se drejtorët e casting-ut e quanin atë "të shëndoshë" dhe "jo mjaft e bukur" kur ishte vetëm 12 vjeçe.

Ajo hyri në showbiz që në moshën 9-vjeçare dhe për herë të parë u shfaq në një episod të “Sex And The City” kur ishte 14 vjeçe.


Duke reflektuar mbi ato kohë, Dennings theksoi se industria e filmit ishte shumë më e ashpër atëherë, dhe drejtorët e casting-ut nuk kursenin kritikat, shkruan DailyMail.

94022289 14294839 Kat Dennings has said that casting directors called her fat and  m 80 1737083101160

Ajo kujtoi se pas audicioneve i thoshin menaxherit të saj se nuk ishte "mjaft e bukur" dhe "ishte e trashë", një koment që e ka çuditur edhe sot.

Megjithatë, ajo ka ruajtur një mentalitet të fortë, duke shpërfillur kritikat dhe duke u motivuar për të treguar të kundërtën.

86043089 14294839 The Shifting Gears star entered showbiz at the age of nine appea m 65 1737082412423

Kat theksoi se mjedisi i sotëm në showbiz është shumë më i butë dhe më gjithëpërfshirës, ku ka më shumë fokus në pozitivitetin trupor dhe përfaqësim.

Suksesi i saj filloi të formohej me rolin në ‘Sex And The City’ dhe më pas në sitcomin e famshëm ‘2 Broke Girls’, për të vijuar më pas me pjesëmarrjen në Universin Marvel.

Sot, Kat Dennings është pjesë e sitcom-it të ri “Shifting Gears”, ku luan rolin e vajzës së larguar të personazhit të Tim Allen. /Telegrafi/

94197169 14294839 Her greatest fame arrived when she was an adult starring on the  m 77 1737082943520

94197171 14294839 Now she can be seen on Tim Allen s left new sitcom Shifting Gear a 79 1737082980078