LAJMI I FUNDIT:

Kastrati sfidon Gërvallën: A e bëjmë një kuiz bashkë se je bërë monoton?

Kastrati sfidon Gërvallën: A e bëjmë një kuiz bashkë se je bërë monoton?

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati tha se nuk duhet të mbrohet deklarata e kryeministrit Albin Kurti për Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Reklama

Derisa iu ka drejtuar zëvendëskryeministres Donika Gërvalla, duke ftuar për ta bërë një kuiz, me pyetjen se kush është fajtor për sanksionet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në debatin parlamentar për situatën në veri, Kastrati tha se Albin Kurti është bërë merak që të hyjë në histori.

“Ministre, a po më ndihmon e bëjmë një kuiz bashkë se po më duket je bërë monoton edhe je lodhë. A e din se i keni fut këta në qorr-sokak për të mbrojtur deklaratën ‘Blinkeni është naiv’. Më mirë ka qenë për të bërë një kuiz edhe me përgjigje, a, b, c. Për shembull, unë po e bëjë një pyetje, kush është fajtor me axhën që kemi sanksione? Ju thoni nën-a, Albini për shkak të deklaratës, nën-b Blinkeni, nën-c FSK. Por, ti mos ja bëjë me sy me ja dhënë gabim kështu përgjigjen, se jeni dreqër e bëni nganjëherë këtë send”, deklaroi ai.

Ai shtoi se në emër të sovranitetit janë ngujuar katër kryetarët e komunave në veri të vendit.

“Gjithmonë është nevoja për të përsëritur disa gjëra, sidomos trajektorja se si kemi ardhur deri këtu. Pra, ka qenë për shkak të targave, teneqeve, që ky bënte yrysh. Sepse aleatët i kërkonin shtyrje 10 muaj për të shmangur një situatë krize, të cilën Rusia do ta shfrytëzonte për të hapur një front të dytë për të shpërqendruar NATO-n nga lufta në Ukrainë. Është hera e parë që aleatët tanë na kërkojnë një favor gjeo-politik, të kërkojnë që ne në kontekstin e sigurisë globale për herë të parë të ja bëjmë një argat dhe ne dështojmë. Pse? Sepse ky (Albin Kurti) bën turr e zbythje, turr e zbythje, turr e zbythje. E njëjta është me katër kryetarët”, shtoi Kastrati.

Pas shumë orëve, po vazhdon debati parlamentar për situatën në veri. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Rashiq flet për prapaskenat e ngjarjeve në veri: Grupi i armatosur priti ndihmë, shpresuan në ndërhyrjen e KFOR-it

Rashiq flet për prapaskenat e ngjarjeve në veri: Grupi i armatosur priti ndihmë, shpresuan në ndërhyrjen e KFOR-it

Siguri
Kurti: Vuçiq më tha në Bruksel, Milan Radoiçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve të Kosovës

Kurti: Vuçiq më tha në Bruksel, Milan Radoiçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve të Kosovës

Lajme
Janjiq: Shumica e njerëzve në Beograd e pranojnë realitetin –  asgjë nuk mund të arrihet me forcë në Kosovë

Janjiq: Shumica e njerëzve në Beograd e pranojnë realitetin – asgjë nuk mund të arrihet me forcë në Kosovë

Lajme
Pas përfundimit të operacionit policor në Banjskë, sot vendoset për hapat e mëtejmë

Pas përfundimit të operacionit policor në Banjskë, sot vendoset për hapat e mëtejmë

Lajme
Rrëfimi i pelegrinëve në Manastirin e Banjskës: U plaçkitëm nga sulmuesit e armatosur - e çuditshme që KFOR-i i injoroi

Rrëfimi i pelegrinëve në Manastirin e Banjskës: U plaçkitëm nga sulmuesit e armatosur - e çuditshme që KFOR-i i injoroi

Lajme

"Sulmi në veri është kryer nga grup profesionistësh”, deklaratat e ambasadorit Hovenier pas sulmit terrorist në veri dhe takimi me presidenten

Lajme
Kalo në kategori