LAJMI I FUNDIT:

Kastrati: Ditë jo të lehta e kanë kapluar komunën e Malishevës si pasojë e vërshimeve

Kastrati: Ditë jo të lehta e kanë kapluar komunën e Malishevës si pasojë e vërshimeve

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka thënë se komuna e tyre po kalon ditë jo të lehta pasi disa fshatra janë vërshuar nga reshjet e shiut.

“Vërshimet si një fenomen natyror që janë, me vështirësi menaxhohen, jo vetëm në Malishevë por kudo në botë, dhe për këtë fakt ne kërkojmë mirëkuptim qytetar, dhe shpresojmë që dëmet të jenë sa më të vogla”, ka shkruar Kastrati në Facebook.


“Mirënjohje pa fund për bashkëpunëtorët e qeverisjes sonë komunale, trupat emergjente, institucionet shëndetësore, policinë këtu në Malishevë, operatorët ekonomikë dhe gjithë vullnetarët që po bëjnë të pa mundurën që akset rrugore të jenë të kalueshme dhe qytetarët të marrin shërbimet e nevojshme”, ka shtuar tutje i pari i Malishevës.

Dryshe, për shkak të reshjeve të shiut në disa komuna të Kosovës raportohet për vërshime dhe vështirësi në qarkullim.

Pas reshjeve të mëdha që shkaktuan edhe vërshime në shumë pjesë të vendit, ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook tha se janë duke e monitoruar situatën në terren.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës në një njoftim më 18 nëntor ka thënë se reshjet e shiut me intensitet dhe shtrirje të ndryshme territoriale pritet të vazhdojnë deri të hënën më 21 nëntor.

Më të theksuara reshjet e shiut, sipas Institutit do të jenë nëpër disa pjesë të Kosovës, sidomos në Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë, Rahovec dhe vende tjera.

Sipas Institutit këto reshje mund të krijojnë kushte për vërshime të shpejta, të cilët mund të shkaktojnë vështirësi dhe probleme, sidomos tek rrjedhat lumore me karakter malorë në formë të rrëkeve të shpejta, duke shkaktuar rrëshqitje të dheut, mbyllje të sistemit të kanalizimeve dhe vështirësi në qarkullim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori