LAJMI I FUNDIT:

Kasaforta e hotelit nuk është aq e sigurt sa mendoni, mund të hapet me një kod sekret (Video)

Kasaforta e hotelit nuk është aq e sigurt sa mendoni, mund të hapet me një kod sekret (Video)

Ka disa gjëra të cilat gjithmonë mund të prisni t’i gjeni në dhomën e hotelit.

Çaj dhe kafe (nëse keni pak fat), televizor, etj. Por, shpeshherë mund t’ju rastisë ta gjeni edhe një kasafortë të vogël në të cilën mund t’i ruani gjërat personale, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, kjo kasafortë mund të mos jetë aq e sigurt sa keni menduar.

Në një video të publikuar nga “Lock Picking Lawyer” në youTube, shihet qartë sesa lehtë mund të thyhet kodi i kasafortës.

Në video mund të shihni se pavarësisht se ju e caktoni një fjalëkalim për kasafortën tuaj, prapëseprapë dikush mund ta thyejë atë duke e shtypur kodin sekret të kasafortës i cili e hapë atë pavarësisht fjalëkalimit që e keni vendosur ju, e i cili në video është “9999999”.

Prandaj, para se t’ia besoni kasafortës gjërat tuaja të vlefshme, sigurohuni në fillim që kasaforta nuk ka kode hapëse sekrete si 999999, 0000000, etj. /Telegrafi/