LAJMI I FUNDIT:

Karikatura e ditës i dedikohet ‘spektaklit’ në Bernabeu në takimin Real – Bayern (Foto)

Karikatura e ditës i dedikohet ‘spektaklit’ në Bernabeu në takimin Real – Bayern (Foto)
Getty Images

Real Madridi fitoi ndaj Bayern Munichut në ndeshjen e dytë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve me rezultat 4-2 dhe kështu u kualifikua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Kjo ndeshje u përcoll me shumë gabime të gjyqtarëve dhe normalisht se kjo u bë karikaturë nga Omar Momani për Goal.com.


Ribery qorton gjyqtarin Kassai nëpërmjet një postimi në Instagram (Foto)
Lexo po ashtu Ribery qorton gjyqtarin Kassai nëpërmjet një postimi në Instagram (Foto)

Në qendër të karikaturës shikohet Florentino Perez, i cili ia tregon kartonin e kuq Arturo Vidalit.

Po ashtu aty është Frank Ribery, i cili komentoi referimin e dobët nga Instagrami. Por, gjithandej në fushë ka lojtarë duke vrapuar dhe duke ikur nga pozicionet jashtë loje.

Kundërshtari i ardhshëm i Los Blancos do të mësohet me anë të shorit. /Telegrafi/