LAJMI I FUNDIT:

Karaxhiqi do të paraqesë ankesë për vendimin e Hagës

Karaxhiqi do të paraqesë ankesë për vendimin e Hagës

Njëri nga këshilltarët ligjorë të Radovan Karaxhiqit thotë se do të paraqesë një ankesë, pas dënimit me 40 vjet burgim ndaj ish-udhëheqësit ë serbëve të Bosnjës për gjenocid dhe krime të tjera, nga Gjykata e Hagës.

Juristi Peter Robinson thotë se Karaxhiq ka qenë i tronditur për shpalljen fajtor për drejtimin e mizorive serbe gjatë viteve 1992-95 në lutën e Bosnjës, raportojnë mediat e huaja, transmeton KosovaPress.


Kritik për dënimin e Karaxhiq kanë qenë edhe disa banorë të Beogradit, të cilët kanë shprehur mosbesimin e tyre në Gjykatën e Hagës.

Pensionisit Bosko Coliq deklaron se “ky është një vendim fashist!”. Ai shton se “nuk ka drejtësi dhe ai u dënua për asgjë”.