LAJMI I FUNDIT:

“Karamele”, këngë ritmike nga Arbër Gjota (Video)

“Karamele”, këngë ritmike nga Arbër Gjota (Video)

“Karamele” titullohet kënga më e re e Arbër Gjotës, të cilën e ka sjellë të realizuar me videoklip.

Është një këngë ritmike dashurie me një videoklip të pëlqyeshëm.


Irkenc Hyka e ka bërë muzikën e kësaj kënge, me tekst të Petro Xhorit.

Miksimi dhe masterizimi është realizuar nga Jojo Unix Production.

Ndërkaq, ana vizuale i është besuar videoproduksionit XL Films.

Vlen të theksohet se viti 2017 ka qenë viti i Arbër Gjotës sa u përket performancave në Rrafshin e Dukagjinit. Ai ka qenë këngëtari më i kërkuar gjatë këtij viti.

Arbër Gjota, këngëtari më i kërkuar në Rrafshin e Dukagjinit për këtë verë (Foto/Video)
Lexo po ashtu Arbër Gjota, këngëtari më i kërkuar në Rrafshin e Dukagjinit për këtë verë (Foto/Video)

Ai e ka argëtuar publikun çdo natë në dasma, ahengje dhe mbrëmje të ndryshme muzikore duke arritur edhe rekord me numrin e evenimenteve muzikore. /Telegrafi/