LAJMI I FUNDIT:

Kaq drogë gjeti policia për një javë afër shkollave

Kaq drogë gjeti policia për një javë afër shkollave

Policia e Kosovës në funksion të zbatimit të Urdhrit Operativ “Stop drogave në shkolla” gjatë periudhës nga 16 tetor e deri më 22 tetor ka realizuar aktivitetet e saj policore si në fushën e parandalimit po ashtu edhe në fushën operacionale.

Sikurse edhe javën e kaluar, në fushën e parandalimit janë realizuar vizita dhe kontakte me personelin e shkollës, në bashkëpunim me institucionet tjera relevante, janë mbajtur ligjërata, janë shpërndarë fletushka dhe janë angazhuar zyrtarë policor për patrullime rreth shkollave.


Në fushën operacionale janë kontrolluar persona të cilët kanë frekuentuar në zonën e sigurisë 300 m rreth shkollave, po ashtu janë kontrolluar vetura, lokale dhe vende tjera të dyshuara.

Sipas planit për realizimin e aktiviteteve janë angazhuar zyrtarë policor nga, Drejtoritë Rajonale të Policisë, Stacionet Policore, Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë, Drejtoria për Inteligjencë dhe Analizë dhe Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë.

* Për periudhën raportuese janë realizuar:

– 195 vizita dhe kontakte me personelin e shkollave,

– 418 patrullime rreth shkollave,

– 498 persona të kontrolluar,

– 220 vetura të kontrolluara,

– 8 lokale të kontrolluara,

– 10 ligjërata në shkolla,

– 450 pjesëmarrës, nxënës,

– 500 fletushka,

* Si rezultat i angazhimit të shtuar janë:

-iniciuar 20 raste

-arrestuar 23 persona

Gjithsej janë konfiskuar:

– Mariuhanë 831.2 gr ( 17.52 gr afër shkollave, 813.68 gr në realizim të planit)

– Kokainë 1,2 gr

– Euro 799,60

Bazuar në të dhënat statistikore dhe aktivitetet në teren vërehet se numri më i madh i rasteve është iniciuar në perimetrin e sigurisë prej 300 m rreth shkollave si në parqe, rrugë e hapësira të tjera.

Prej 20 rasteve:

– 6 raste brenda oborreve,

– 4 raste afër oborreve të shkollave,

– 10 ne perimetrin prej 300m

Prej numrit të përgjithshëm të arrestuarve (23):

– 12 persona shpërndarës të drogës,

– 11 konsumues.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër veprave kriminale duke përfshirë edhe të luftës ndaj trafikimit me narkotik.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings

Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings"

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Kalo në kategori