LAJMI I FUNDIT:

Kapitulli i 14-të i negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në: Politikat e transportit

Kapitulli i 14-të i negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në: Politikat e transportit

Maqedonia e Veriut e ka mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në, me çka edhe zyrtarisht i ka filluar negociatat për anëtarësim në Union.

Pas konferencës së parë ndërqeveritare, Komisioni Evropian menjëherë e ka filluar edhe procesin e skriningut, i cili përmban 35 kapituj. Telegrafi Maqedoni do t’iu informojë për përmbajtjen e secilit kapitull nëpër të cilët duhet të kalojë Maqedonia e Veriut.


Kapitulli i 14-të: Politikat e transportit

Ligjet e BE-së për transport janë shumë strikte dhe të gjithë duhet të harmonizohen edhe në ligjet e Maqedonisë, si shtet që mëton anëtarësim në BE. Siguria, efikasiteti dhe mbrojtja e ambientit janë pjesë e këtij kapitulli që duhet të harmonizohet me ligjet e BE-së. Transporti rrugor, hekurudhor, ujor, ajëror dhe transportet e kombinuara duhet të jenë të sistematizuara sipas ligjeve të reja. Siguria teknike do të rregullohet sipas dënimeve të vendosura nëpër çdo shtet të BE-së. Liberalizimi i tregut të transportit të çfarëdo lloji duhet të jetë i siguruar me ligj ku rreptësishtë ndalohet monopolizimi. Këto rregulla do të vlejnë për transportin brenda dhe jashtë vendit.

Çka është procesi i skriningut dhe çka do të thotë për Maqedoninë
Lexo po ashtu Çka është procesi i skriningut dhe çka do të thotë për Maqedoninë

Ndryshe, përveç kapitujve të BE-së, Maqedonia e Veriut ka nënshkruar edhe protokoll me Bullgarinë, i cili përmban gjithashtu disa rekomandime dhe detyrime, të cilat duhet të plotësohen nga të dy shtetet, për të mos pasur pengesa në anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE./Telegrafi/