LAJMI I FUNDIT:

Kaosi me komunikacion në Prishtinë, Zogaj: Nuk do të ketë më testim, vendimi pas analizave të ekspertëve

Me ‘eksperimentin’ e fundit të bërë javën e kaluar, ka përfunduar faza testuese e shndërrimit të unazës së brendshme të kryeqytetit në qarkullim njëkahor.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, në një intervistë në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com, tha se testimi që u bë edhe në ditë pune do të jetë i fundit, pasi konsiderojnë se kanë të dhëna të mjaftueshme për të marrë vendimin final.


Në intervistën me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ai ka shpjeguar detajet se çka do të bëhet pas kësaj faze.

Zogaj bëri të ditur se janë në pritje të konkluzioneve nga ekipi i ekspertëve të komunikacionit rrugor të cilët kanë qenë në monitorim të situatës.

“Ekipet janë duke përgatitur planet për t’i prezantuar kam përshtypjen gjatë kësaj jave para kryetarit Rama, në mënyrë që në javët e ardhshme ta marrim vendimin final”, deklaroi Zogaj.

Alban Zogaj gjatë intervistës në emisionin “Përballje” / Foto: Ridvan Slivova

Ai shtoi se qëndrojnë prapa testimit, pavarësisht kritikave të shumta, pasi sipas tij, kthimi i unazës së brendshme në qarkullim njëkahor, do ta lehtësojë qarkullimin e qytetarëve të Prishtinës.

“Javën e kaluar, ne patëm testimin e tretë të unazës së brendshme për ta kthyer në qarkullim njëkahor. Qysh prej javëve të para në mandatin tonë ne jemi marrë me këtë problematikë sepse konsiderojmë që kthimi i unazës së brendshme në qarkullim njëkahor, do ta lehtësojë qarkullimin e qytetarëve të Prishtinës dhe i jep hapësirë atyre për forma të tjera të mobilitetit”.

Alban Zogaj gjatë intervistës në emisionin “Përballje” / Foto: Ridvan Slivova

Nënkryetari i kryeqytetit tha se synojnë që me qarkullimin njëkahësh t’i japin një korsi autobusëve, në mënyrë që qytetarët ta përdorin më shumë trafikun urban.

“Kësisoj ne konsiderojmë që më shumë qytetarë do ta përdorin trafikun urban. Tjetra është që një korsi të veçantë ia japim trafikut alternativ; pra biçikletave, trotineteve elektrikë e formave tjera të lëvizjes. Kurse, dy korsi të veçanta i lëmë për veturat dhe kësisoj katër korsi i kthejmë në njëkahëshe dhe qarkullimi do të jetë më i shpejtë”, u shpreh Zogaj.

“Për të ardhur deri te vendimi final, ne e kemi testuar tri herë unazën. Dy herë në fundjavë dhe herën e fundit edhe në ditën e premte. Po presim analizat finale të ekipit tonë. Kemi pasur ekipe të shumta në terren atë ditë me pajisje të shumta, kanë marrë xhirime me dron dhe të dhëna me vetura prej tokës, i kemi marrë të dhënat e fyteve të ngushta në mënyrë që ekipi i ekspertëve të komunikacionit rrugor të vijnë te kryetari Rama shumë shpejt me prezantimin final dhe ta marrim vendimin final se a po ja vlen apo jo”.

Testimi i tretë ishte hera e parë që u bë në ditë pune, pasi dy herët e kaluara ishte bërë në fundjavë, shkaktoi kaos në trafik. Lidhur me këtë, Zogaj pranoi se komuna do të duhej të ishte më efikase në komunikim me qytetarët.

“Pajtohem se në komunikim kemi pasur mundësi të jemi më efikas. Ne kemi lëshuar komunikatë, por si duket nuk ka qenë e mjaftueshme e ne e kemi pranuar këtë kritikë dhe dolëm pastaj me deklaratë, ku kërkuam mirëkuptim dhe e sqaruam se çka synojmë të arrijmë me këtë testim”.

“Ne qëndrojmë prapa testimit se kemi pasur kritika se ‘qysh testoni me kryeqytetin’. Ne nuk kemi bërë eksperiment, kemi bërë një testim të zakonshëm siç ndodh në shumë qytete të botës dhe vendime të tilla të mëdha nuk merren pa bërë testime. Ne mund të bëjmë testime kompjuterike por asnjëherë nuk janë të sakta si testimi real. Jemi të hapur për kritika dhe i pranojmë shumë mirë e po ashtu kemi kërkuar mirëkuptim prej qytetarëve”.

Mes tjerash, ai tha se brenda ditës në Prishtinë qarkullojnë rreth 200 mijë vetura, numër ky që sipas tij është shumë i lartë për infrastrukturën që ka kryeqyteti.

“130 mijë vetura hyjnë nga jashtë Prishtinës çdo ditë, ndërsa 80 mijë konsiderohet që janë vetura lokale të Prishtinës. Pra, brenda një ditë në kryeqytet qarkullojnë përafërsisht 200 mijë vetura. Ky është numër shumë i madh për një qytet si Prishtina dhe me infrastrukturën që ka ajo”.

Në fund, Zogaj shtoi se është në pritje të konkluzioneve nga ekspertët, por “unë jam për kthimin e hapësirave për qytetarët e Prishtinës”.

“Ne dëshirojmë ta implementojmë atë që e kemi thënë në kampanjë – këmbësori i pari në hierarki. Ndërsa, sot vetura në Prishtinë e ka prioritetin dhe kemi shumë vetura që janë me vetëm nga një person e kjo është shumë joefiçiente”.

Ndryshe nënkryetari i parë i Prishtinës ka folur edhe për buxhetin e vitit 2023, investimet kapitale, shtrirjen e rrjetit të ngrohtores në qytet, parkingun nëntokësor si dhe për tema nga kultura, rinia dhe sporti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori