Kanosin një femër në Prishtinë, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar pasi për arsye të një kontesti pronësor kanë kanosur një femër.
Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 21:35 në rrugën “Ilaz Kodra”, në Prishtinë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
09/01/2019




































