LAJMI I FUNDIT:

Kanosi policët, arrestohet i dyshuari nga Graçanica

Kanosi policët, arrestohet i dyshuari nga Graçanica
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Graçanicë për kanosje.

Njësiti policor për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike në Graçanicë ka ndaluar dhe sjellë në stacion policor të dyshuarin mashkull kosovar i cili kishte qenë në gjendje të dehur, i njëjti po ashtu i ka kanosur dy zyrtarët policor.


I dyshuari në konsultim me prokurorin pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/