LAJMI I FUNDIT:

Kangurë të ngordhur, shtëpi të rrënuara dhe vetura të djegura: Pasojat që la pas zjarri shkatërrues në Australi

Kangurë të ngordhur, shtëpi të rrënuara dhe vetura të djegura: Pasojat që la pas zjarri shkatërrues në Australi

Fotografitë rrëqethëse tregojnë pasojat shkatërruese të zjarreve në New South Wales të Australisë, që u përhapën përgjatë bregdetit jugor, duke lënë pas shtëpitë të rrënuara dhe pasoja të mëdha për botën shtazore.

Banorët e Rosedale, që ndodhet 18 kilometra në jug të Bateman, u detyruan të iknin në natën e Vitit të Ri, disa orë para se një zjarr masiv të përfshinte zonën, transmeton Telegrafi.


Imazhet e shkrepura dje, tregojnë zonat e qytetit të vogël bregdetar që u shkatërruan plotësisht, me pronat që pësuan dëme të mëdha në kulme dhe dritare, ndërsa të tjera që u rrafshuan në një grumbull mbeturinash.

Vatrat e zjarrit në dy qytete kufitare në Australi, mund të bashkohen në një të fuqishme - banorëve iu kërkohet evakuim, për disa është shumë vonë
Lexo po ashtu Vatrat e zjarrit në dy qytete kufitare në Australi, mund të bashkohen në një të fuqishme - banorëve iu kërkohet evakuim, për disa është shumë vonë

Shërbimi Rural për Zjarre njoftoi në fillim të kësaj jave, se të paktën 176 shtëpi janë rrënuar në të gjithë shtetin, përfshirë 40 në Malua Bay dhe 15 në Rosedale.

Veturat që u braktisën nga pronarët, të cilët ikën nga flakët, janë djegur duke u kthyer në metal skrapi, derisa të gjitha pjesët përbërëse iu shkrinë.

Më së shumti e pësuan kafshët e egra, në mesin e të cilëve mbetën të ngordhur shumë kangurë, derisa shumë të tjerë kanë pësuar lëndime të mëdha. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori