LAJMI I FUNDIT:

Kane zgjedh Chiellinin si kundërshtarin më të vështirë

Kane zgjedh Chiellinin si kundërshtarin më të vështirë

Sulmuesi anglez, Harry Kane e ka cilësuar mbrojtësin e Juventusit, Giorgio Chiellini si kundërshtarin më të fortë që është përballur.

Kane është tani një nga sulmuesit më të mirë në botë, por edhe më të mirët hasin në vështirësi ndaj disa lojtarëve dhe Kane e ka zgjedhur kundërshtarin e tij më të fortë.

Ai e ka provuar veten kundër shumë mbrojtësve të fortë në Ligën Premier, por Spurs kishin një nga testet e tyre më të mëdha në Ligën e Kampionëve kur u përballën me Juventusin.

Formacioni më i mirë i sezonit me lojtarët e ekipeve kampione të pesë ligave evropiane
Lexo po ashtu Formacioni më i mirë i sezonit me lojtarët e ekipeve kampione të pesë ligave evropiane

Dhe Kane zbulon se duke u përballur me Chiellinin dy herë, një herë për Anglinë dhe një herë për londinezët, qendërmbrojtësi i Juventusit është kundërshtari i tij më i fortë.

“Më kanë kërkuar disa herë që të zgjedh mbrojtësin më të fortë që kam luajtur kundër dhe kam thënë Chiellini. Jam përballur me të disa herë me të”, ka thënë  fillimisht Kane për The Guardian.

“Chiellini ka shumë eksperiencë, ai e përdor trupin e tij mirë dhe pozicionimi i tij është i mirë”.

“Kur përpiqesh të vraposh, ai e di kur të kalosh te ti, e di kur të të jap një shtytje të vogël për të të nxjerrë jashtë balancës”.

“Ai sigurisht e di se kur do të qëndroj afër dhe kur mbrapa shpinës. Mbrojtësit me përvojë janë më të vështirët sepse e dinë se ku duhet të jenë në kohën e duhur”, përfundoi sulmuesi i Tottenhamit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori