Kanë kaluar 11 vite nga aksidenti i Michael Schumacher: Marca publikon video dhe foto se si ka ndodhur momenti i tmerrshëm

Janë bërë saktësisht 11 vjet që kur shoferi më i madh në historinë e Formula 1, gjermani Michael Schumacher, u lëndua rëndë gjatë skijimit në Alpet franceze dhe gjendja e tij shëndetësore është ende e mbuluar me mister.
Shtatë herë kampioni i botës pësoi aksidentin më 29 dhjetor 2013 teksa po bënte ski në Alpet franceze, duke goditur kokën në një shkëmb.
Edhe pse mbante kaskë skijimi, ai kishte pësuar lëndime të rënda në kokë.
Gjithçka që mund të shkonte keq shkoi keq atë ditë. Schumacher e njihte pistën e skive si në shuplakë, sepse ai dhe familja e tij kishin një shtëpi pranë shpateve, por pavarësisht nga gjithçka, ndodhi tragjedia.
Ai u transferua në një spital në Grenoble ku iu nënshtrua dy operacioneve dhe u vendos në koma të induktuar.
Pesë muaj më vonë, ai u transferua nga njësia e terapisë intensive në repartin e rehabilitimit dhe në qershor 2014 u transferua nga Grenoble në Spitalin Universitar në Lozanë.
Në shtator të po atij viti, ai mbërriti në shtëpinë e tij në Gland të Zvicrës, një qytet në brigjet e liqenit të Gjenevës.
Që nga ajo kohë mediat vetëm spekulojnë për shëndetin e tij dhe familja ka heshtur për gjithçka.
Situata shëndetësore e Schumacher u bë kështu një nga sekretet më të mëdha të sportit të sotëm.

Sot, më 3 janar, Michael mbush 56 vite, për një ditëlindje tjetër që familja e tij nuk ka asgjë për të festuar pasi jeta e tyre është kthyer përmbys, por ende me shpresë se gjendja e tij të paktën do të përmirësohet disi.
Gjatë karrierës së tij, Schumacher fitoi shtatë tituj rekord të kampionatit botëror dhe një rekord 91 fitoresh. Dy titujt e parë të kampionatit i fitoi në Benetton (1994, 1995), dhe nga viti 2000 deri në fund të vitit 2004, Schumacher fitoi 5 tituj radhazi me një makinë Ferrari. Mori pjesë në 308 gara të Çmimit të Madh dhe 155 herë u ngjit në një nga shkallët e podiumit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lille refuzon ofertën e Napolit për Zhegrovën, kërkon më shumë

Barcelona i kërkon një nder të fundit Ansu Fatit

Xabi Alonso ka marr një vendim të papritur për të ardhmen e Luka Modric te Real Madridi

Lamine Yamal bën histori: I sjell Barcelonës mbi 2 milionë euro për vetëm 24 orë

Matheus Cunha goditja e parë e madhe e Man Utd – zbulohen detajet e marrëveshjes

Data e ceremonisë për "Topin e Artë" është caktuar, kush duhet ta fitojë çmimin?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Xabi Alonso ka marr një vendim të papritur për të ardhmen e Luka Modric te Real Madridi

Rusia ndalon për herë të parë një anije cisternë që lundronte nga Estonia

Kellogg zbulon pikën e parë të planit të paqes të SHBA-së për luftën ruso-ukrainase

Inteligjenca ushtarake ukrainase paralajmëron se Rusia do të lëshojë sonte një raketë balistike ndërkontinentale

Zemërim në Greqi për reklamën e Adidas që tregon këpucën që “godet” Akropolin

Injoroi Eglin, Xheneta habit me deklaratën për Gjestin: Është i martuar