LAJMI I FUNDIT:

Kandidatët për titull nuk fitojnë, Malisheva afrohet – rezultatet dhe rendita pas javës së 26-të

Kandidatët për titull nuk fitojnë, Malisheva afrohet – rezultatet dhe rendita pas javës së 26-të

Në fundjavë janë zhvilluar pesë ndeshjet e javës së 26-të, ku kandidatët për titull nuk kanë arrirur të fitojnë dhe për këtë renditja nuk ka ndryshuar.

Derbi mes Ballkanit dhe Llapit është mbyllur pa gola, në një ndeshje që munguan rastet e mira.


Malisheva ka arritur të marr një fitore shumë të rëndësishme ndaj Lirisë si mysafir me rezultat 3-0.

Sot Drita kishte mundësinë që të merrte pozitën e parë në renditje, por u ndal në derbin lokal nga Gjilanin në barazim (2-2).

As Prishtina nuk ka arritur të marr tri pikët, duke barazuar ndaj Fushë Kosovës me rezultat 0-0.

Në anën tjetër Dukagjini është kthyer te fitoret, duke mposhtur në shtëpi Feronikeli 74 me rezultat 1-0.

Ballkani mbetet lider me  52 pikë, kur kanë mbetur edhe dhjetë ndeshje deri në fund.

Llapi mbetet i dyti me 51 pikë, ndërsa Drita është e treta me 50 pikë.

Malisheva tani ka 47 pikë dhe është afruar dukshëm me kreun me vetëm pesë pikë.

Prishtina mbetet në vendin e pestë me 38 pikë, ndërsa Dukagjini ka 34 pikë dhe është në vendin e gjashtë.

Gjilani largohet nga zona e barazhit, pasi tani është i shtati me 26 pikë, aq sa ka edhe Feronikeli 74, por që ka goldallim më të dobët. Fushë Kosova ka 20 pikë dhe mban vendin e nëntë, ndërsa Liria ka 10 pikë e fundit.

Në javën e ardhme, atë të 27-të luajnë: Prishtina – Ballkani, Llapi – Liria, Malisheva – Drita, Gjilani – Dukagjini, Feronikeli – Fushë Kosova.   /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ndërkombëtare
Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Kalo në kategori