LAJMI I FUNDIT:

Kancelari gjerman, Scholz: Vrasja e civilëve është një krim lufte, Putin është përgjegjës

Kancelari gjerman, Scholz: Vrasja e civilëve është një krim lufte, Putin është përgjegjës

Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe kancelari gjerman, Olaf Schola kanë mbajtur një konferencë për shtyp në Downing Street në Londër.

Scholz e përshkroi luftën në Ukrainë si “shkatërruese” dhe tha se ajo kishte shkaktuar vuajtje “të pakuptueshme” për civilët ukrainas.

Ai tha se Gjermania do të vazhdojë të ndihmojë mbrojtjen e Ukrainës përpara se t’i kërkonte Rusisë të pajtohej me një armëpushim dhe një tërheqje të trupave të saj.


“Është një luftë mizore që shkakton shkatërrim të tmerrshëm dhe ka shumë viktima në Ukrainë”, tha Scholz.

“Vrasja e civilëve është një krim lufte dhe presidenti rus mban përgjegjësi për këto krime lufte”, tha gjermani.

Kancelari gjerman dënoi gjithashtu “bombardimet e refugjatëve”, të cilat tha se po ndodhin “herë pas here” në Ukrainë.

Johnson thotë se me agresionin në Ukrainë, Putin e bashkoi edhe më shumë Evropën
Lexo po ashtu Johnson thotë se me agresionin në Ukrainë, Putin e bashkoi edhe më shumë Evropën

“Ne duhet të bëjmë gjithçka për të ndaluar vrasjen e pakuptimta”, shtoi ai.

Ndryshe, Johnson deklaroi se me agresionin në Ukrainë, Putini ka bashkuar edhe më shumë Evropën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Evropa
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Kroacia
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Evropa
Kalo në kategori