LAJMI I FUNDIT:

Kanada konfirmon rastin e parë me coronavirus

Kanada konfirmon rastin e parë me coronavirus

Pacienti kishte udhëtuar për në Toronto, nga Wuhan i Kinës ku është qendra e zhvillimit të kësaj sëmundje.

Në Kanada është konfirmuar rasti i parë i “supozuar” me coronavirusin e rrezikshëm, që deri më tani ka vrarë 56 njerëz në Kinës, ndërsa është shënuar edhe në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, transmeton Telegrafi.


Deri më tani, ende nuk dihen shumë detaje, por zyrtarët shëndetësorë thanë që një burrë në të 50-at udhëtoi për në Toronto nga Wuhan.

Pacienti është në izolim, në gjendje të qëndrueshme në një spital të Torontos, thanë zyrtarët shëndetësorë në një konferencë shtypi, vetëm disa orë pasi pacienti u dërgua në spital.

Ministrja e Shëndetësisë në Ontario, Christine Elliott tha se “të gjitha sistemet e qeverisjes po punojnë së bashku, për të mbrojtur të gjithë kanadezët”, nga virusi i ngjashëm me gripin.

Coronavirusi, i quajtur kështu sepse nën mikroskop ngjan me një kurorë, corona është fjalë latine për kurorë, ka vrarë të paktën 56 njerëz në Kinë dhe rreth1,975 janë të infektuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Rrotat e përparme nuk iu hapën, hunda e aeroplanit transportues përplaset në pistën e aeroportit turk gjatë aterrimit

Rrotat e përparme nuk iu hapën, hunda e aeroplanit transportues përplaset në pistën e aeroportit turk gjatë aterrimit

Turqia
U vesh si grua dhe përdori pasaportën e motrës, policia kufitare ukrainase arreston burrin që deshi të largohet nga vendi

U vesh si grua dhe përdori pasaportën e motrës, policia kufitare ukrainase arreston burrin që deshi të largohet nga vendi

Evropa
Rusët edhe një herë bombardojnë “gabimisht” territorin e tyre – bomba e aeroplanit shkatërron mbi 30 shtëpi në Belgorod

Rusët edhe një herë bombardojnë “gabimisht” territorin e tyre – bomba e aeroplanit shkatërron mbi 30 shtëpi në Belgorod

Evropa
AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

Evropa
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Kalo në kategori