LAJMI I FUNDIT:

Kampionia e Evropës viziton legjendën Aziz Salihu

Kampionia e Evropës viziton legjendën Aziz Salihu

Kampionia e boksit, Donjeta Sadiku, një ditë pasi mori medaljen e artë në Kampionatin Evropian për të reja, ka vizituar legjendën e boksit kosovar Aziz Salihun.

Salihu, që është duke u mjekuar në Turqi, thotë se është krenar që Donjeta e vizitoi në spital dhe përmes një postimi në Facebook ka uruar Kosovën për këtë sukses.


“Kjo trimëreshë na gëzoi të gjithëve. Mua më gëzuan edhe më shumë për vizitën që ma bënë. Ndjehem krenar për nxënësin tim mikun tim e sidomos me ty Donjete…Urime Kosovë Urime Donjetë për medaljen e Artë Evropiane”, ka shkruar Salihu në Facebook.

Sadiku mori medaljen e artë në Kampionatin Evropian për të reja dje pasi mposhti në finale të kategorisë deri 57 kilogramë ukrainasen Maria Cherednichenko.