Juventus ka arritur të shënoi tre gola brenda pesë minutave në ndeshje ndaj Empolit.

Pasi pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi në barazim 0-0, në të dytën ‘Zonja e Vjetër’ ka shpeshtuar sulmet në drejtim të kundërshtarit.


Ka qenë super sulmuesi Paulo Dybala që ka shënuar golin e epërsisë në minutën e 65-të pas asistimit nga Alex Sandro.

Ndërkohë tre minuta më vonë, ka qenë sulmuesi tjetër argjentinas Gonzalo Higuain që ka ngritur shifrat në 2-0.

Vetëm tre minuta më vonë Higuain shënoi edhe një herë për ta ngritur epërsinë në tre gola. /Telegrafi/

telegrafi sport app