LAJMI I FUNDIT:

Kampioni në fuqi merr fitoren e tetë radhazi në NBA

Kampioni në fuqi merr fitoren e tetë radhazi në NBA

Milwaukee Bucks ka vazhduar me formë fantastike në elitën e basketbollit amerikan, NBA.

Kampioni në fuqi i NBA ka marrë fitoren e tetë radhazi dhe të 14-tën në përgjithësi këtë edicion.


Në Fiserv Forum, Bucks kanë mposhtur Charlotte Hornets me dy pikë diferencë 127:125.

Mysafirët patën epërsi të theksuar deri në 18 pikë në tre çerekët e parë, por në finish Bucks u treguan më vendimtar për ta marrë fitoren.

Giannis Antetokounmpo me 40 pikë, 12 kërcime e nëntë asistime ishte më meritori për fitoren e vendasve.

Ndërkohë me lojë të mirë u dalluan edhe Khris Middleton me 21 pikë si dhe Allen që shtoi 16 të tjera.

LaMelo Ball ishte basketbollisti më efikas te mysafirët me 36 pikë e nëntë asistime, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/

Rezultatet:

Indiana Pacers – Atlanta Hawks 111:114

Orlando Magic – Denver Nuggets 108:103

Washington Wizards – Minneaotta Timberwolves 115:107

Boston Celtics – Philadelphia 76ers 88:87

Miami Heat – Cleveland Cavaliers 85:111

Milwaukee Bucks – Charlotte Hornets 127:125

New Orleans Pelicans – Dallas Mavericks 107:139

Oklahoma City Thunder – Houston Rockets 110:114

LA Clippers – Sacramento Kings 115:124