LAJMI I FUNDIT:

Kampi Veror – BONEVET, vendi i duhur për fëmijët tuaj në Verën 2017!

Kampi Veror – BONEVET, vendi i duhur për fëmijët tuaj në Verën 2017!
Foto: Arkiv

Vera në Kosovë njihet për fluksin e madh prej bashkatdhetarëve nga diaspora! Nga korriku e gushti i këtij viti, numri i vizitorëve sa vjen e rritet. Por, fatkeqësisht, vendet dhe aktivitetet e dedikuara për fëmijët gjatë kësaj sezone, mbeten të pakta. Andaj, për një verë më interesante me më shumë lojëra dhe festë, BONEVET në Gjakovë organizon Kampin Veror për të gjithë fëmijët e Kosovës dhe diasporës, nga mosha 7-18 vjeç.


Kampi është platformë shumë e veçantë kur është fjala tek zbulimi i talentit, shoqërimi dhe argëtimi. Ndonjëherë ky program mund të ndryshojë edhe jetën!

“Buna, pjesëmarrëse në Kampin 2016, është shprehur disa herë se si kampi i ka ndryshuar mënyrën e të menduarit; e ka ndihmuar që të bëjë shoqëri të re e mbi të gjitha e ka mësuar të provojë gjëra të reja. Pesë ditët e kampit Bunës i kanë treguar se teknologjia është shumë e lehtë e se çdo gjë është lojë dhe argëtim. Gjatë orëve në Kamp, Buna arriti të ndërlidhte muzikën me elektronikën, duke e krijuar vet instrumentin e pianos”, thuhet në njoftim.

Fëmijët në Kamp mësojnë si të krijojnë makinën me telekomandë, të pikturojnë peizazhin në natyrë të hapur, të dizajnojnë fustanin me drita apo të krijojnë vet dronin që fluturon.

Në këtë Kamp Veror çdo gjë është e mundshme! Përmes kësaj aventure verore, fëmijët, duke luajtur rrisin aftësitë dhe shfaqin talentin e tyre në art, film, muzikë dhe teknologji.

Detajet tjera dhe forma e aplikimit ndodhen në webfaqen zyrtare: www.kampiveror.bonevet.education

Në trend Teknologji

Më shumë
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Teknologji
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Teknologji
Logitech po përgatit një mi

Logitech po përgatit një mi "të zgjuar": Ju ndihmon të shkruani email ose të modifikoni tekstet - sa do të kushtojë

Teknologji
Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Teknologji
Kalo në kategori