LAJMI I FUNDIT:

Kampi i KFOR-it gjerman në Prizren shndërrohet në Park Inovacioni

Kampi i KFOR-it gjerman në Prizren shndërrohet në Park Inovacioni

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka zhvilluar sot një takim bilateral me delegacionin gjerman të udhëhequr nga sekretarët e shtetit, Maria Flachsbarth dhe Thomas Silberhorn, me rastin e vizitës së tyre në Kosovë. Këtë të fundit e ka falënderuar për iniciativën e përbashkët për transformim të kampit të KFOR-it gjerman në Prizren në një Park Inovacioni që do t’u shërbejë bizneseve dhe qytetarëve të Kosovës.

Duke njohur sukseset e përbashkëta në lidhje me bashkëpunimin zhvillimor mes dyja vendeve, ministri Hamza theksoi se projektet që i kanë realizuar së bashku, siç janë projekti i Kogjenerimit për Termokosin, furnizimi me ujë të pijes në Prishtinë, trajtimi i ujërave të zeza në pjesën jugperëndimore të Kosovës dhe efiçienca e energjisë, kanë ndikuar dhe do të vazhdojnë të ndikojnë në masë të madhe për përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve të Kosovës.

Sekretarja Flachsbarth falënderoi ministrin Hamza për marrëdhëniet profesionale dhe të besueshme mes dyja qeverive dhe theksoi se Gjermania mbetet e përkushtuar që ky bashkëpunim i shkëlqyer të vazhdojë edhe me projektin e veçantë të Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori