LAJMI I FUNDIT:

Kamioni i dhjetë me ndihma nga Tirana u nis drejt Turqisë

Kamioni i dhjetë me ndihma nga Tirana u nis drejt Turqisë

Deri më sot në Turqi nga Tirana janë dërguar afërsisht 70 tonë ndihma humanitare.

Një tjetër kamion me ndihma është nisur sot nga Tirana drejt Turqisë, të cilat janë mbledhur nga Shoqata e Diplomuarve në Türkiye e Shqipërisë (TÜMED), me mbështetjen e bizneseve të ndryshme turke dhe shqiptare dhe nën koordinimin e Ambasadës turke në Tiranë.


Gjatë nisjes së ndihmave nga Tirana të pranishëm ishin Ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, kryetari i TÜMED-it, Egert Haxhiu, si dhe zyrtarë të tjerë të institucioneve turke në Shqipëri.

Në një deklaratë për Anadolu, ambasadori Atay tha se pas fatkeqësisë së tërmeteve vazhdon transportimi i ndihmave materiale dhe dërgimi i atyre monetare të mbledhura nga populli shqiptar dhe shoqatat.

Duke folur mbi dërgimin e ndihmave të mbledhura në Shqipëri, Atay tha se “Sot do të përcjellim kamionin e dhjetë në Türkiye. Deri më sot kanë arritur në Türkiye afërsisht 70 tonë ndihma humanitare”.

Ai shprehu falënderime për ndihmat e tyre TÜMED-it, grupit të kërkim-shpëtimit nga Shqipëria, popullit vëllazëror të Shqipërisë, shtetit dhe qeverisë shqiptare dhe të gjithë atyre që kontribuan me çdo lloj ndihme, monetare dhe humanitare.

Ndihmat konsistojnë në produkte ushqimore, ngrohëse, batanije, rroba për mosha të ndryshme, materiale higjienike dhe materiale të tjera të ndryshme.

Nga Shqipëria drejt Türkiyes janë nisur edhe më parë kamionë të tjerë me ndihma të mbledhura për familjet e prekura nga tërmetet në Turqi.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori