LAJMI I FUNDIT:

Kamera në Havai regjistroi shi meteorësh dhe një “karrocë” të papritur satelitësh

Kamera në Havai regjistroi shi meteorësh dhe një “karrocë” të papritur satelitësh

Një kamerë që gjurmon qiellin mbi Havi ka kapur një skenë shumë interesante.

Ndërsa regjistronte shiun vjetor të meteorëve Perseid, kamera e instaluar në Havai kapi edhe “karrocën”, apo paradën e satelitëve.


Një grup prej 15 pikash të ndritshme ka kaluar qiellin mbi Havai dhe besohet se janë satelitë nga Starlink e SpaceX.

Numri i satelitëve Starlink është vazhdimisht në rritje dhe deri në korrik të këtij viti në orbitë ishin 4519, nga të cilët 4487 janë në funksion, pohon astronomi Jonathan McDowell.

Këta satelitë u zhvilluan për të ofruar qasje në internet në vende të largëta. Një satelit Starlink ka një jetëgjatësi prej rreth pesë vjetësh dhe SpaceX shpreson që megakonstelacioni i tyre një ditë do të përbëhet nga 42,000 satelitë.

Sateliti aktual V2 Starlink peshon rreth 800 kilogramë, pothuajse tre herë më shumë se sateliti i gjeneratës së vjetër që peshon 260 kg.

Megjithatë, Starlink i shqetëson thellësisht astronomët, të cilët kanë frikë se objektet e ndritshme në orbita do të ndërhyjnë në vëzhgimet e tyre të hapësirës.

Gjithashtu, të pakënaqur janë ekspertët e sigurisë së fluturimeve në hapësirë, të cilët sot e shohin Starlink-un si rrezikun më të madh të një përplasjeje në orbitën e Tokës.

Për më tepër, disa shkencëtarë janë të shqetësuar se sasia e metalit që do të digjet në atmosferë kur çorbiton satelitët e vjetër mund të çojë në të vërtetë në ndryshime të paparashikueshme klimatike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori