LAJMI I FUNDIT:

“Kam sulme paniku”: Kim Kardashian pranon krizën e identitetit të modës pasi Kanye West deklaroi se karriera e saj ka ‘mbaruar’ dhe e krahasoi me Marge Simpson

“Kam sulme paniku”: Kim Kardashian pranon krizën e identitetit të modës pasi Kanye West deklaroi se karriera e saj ka ‘mbaruar’ dhe e krahasoi me Marge Simpson

Kanye West krahasoi një veshje që ish-gruaja e tij, Kim Kardashian, kishte veshur në “Wall Street Journal’s Innovator Awards” me diçka që do të vishte personazhi i filmave vizatimorë, Marge Simpson.

Në episodin e fundit të “The Kardashians” të Hulu, Kim i thotë motrës Kourtney Kardashian se ajo arriti në një pikë në martesë ku kërkonte rregullisht mendimin e West për veshjet e saj, shpesh duke pasur ankth nëse ai nuk e miratonte.


“Kisha arritur në një pikë ku do të kërkoja këshillën e tij për gjithçka deri në atë që vesh. Edhe tani kam sulme paniku, çfarë të vesh?”, i tha themeluesja e Skims motrës së saj më të madhe.

Ajo vazhdoi të thoshte se ai e kishte stiluar për paraqitjen e saj të tetorit 2021 në “Saturday Night Live”, por vazhdoi vet me zgjedhjet e saj.

Kim Kardashian nuk mundi të mbyllte fustanin e Marilyn Monroe në Met Gala dhe u detyrua ta linte të hapur në të pasmet e saj
Lexo po ashtu Kim Kardashian nuk mundi të mbyllte fustanin e Marilyn Monroe në Met Gala dhe u detyrua ta linte të hapur në të pasmet e saj

“Ishe nervoze?” Kourtney ndërhyri për të pyetur, me Kim duke u përgjigjur: “Shumë nervoze. Oh dhe pastaj më thirri më pas. Ai më tha se karriera ime ka mbaruar dhe më pas më tregoi një foto të Marge Simpson e veshur me diçka të ngjashme”.

Përshtatja në fjalë ishte një fustan lëkure nga linja e saj Skims në bashkëpunim me Fendi, në të cilin ajo pothuajse pësoi një mosfunksionim të garderobës, pasi fustani u hap nga pjesa e pasme – nga fundi i fustanit lart – ndërsa u ngrit në këmbë për të pranuar çmim.

Kim Kardashian përjetoi 'urgjencë të modës' në shfaqjen e çmimeve pas problemeve me fustanin
Lexo po ashtu Kim Kardashian përjetoi 'urgjencë të modës' në shfaqjen e çmimeve pas problemeve me fustanin

Nëna e katër fëmijëve diskutoi gjithashtu refuzimin e West për të nënshkruar letrat e tyre të divorcit në atë kohë, duke i thënë Kourtney: “Nuk e di, e pyes atë gjatë gjithë kohës. Ai thotë se do dhe më pas thotë: ‘Epo, nuk dua një divorc, kështu që nuk do t’i nënshkruaj’”.

Ajo shtoi gjatë rrëfimit, “Unë jam gjithmonë super mbrojtëse ndaj Kanye dhe nuk ndaj shumë gjëra negative që kanë ndodhur vetëm sepse ai nuk është këtu duke bërë shfaqjen. Gjithashtu, nëse unë bëj diçka në një ‘reality show’, atëherë është se si guxon ajo të flasë për të dhe pastaj ai mund ta bëjë atë në një këngë dhe kjo është kaq kreative dhe ekspresive. Gjithmonë, dy anë të ndryshme po shprehen në dy mënyra të ndryshme dhe njëra respektohet dhe tjetra jo”.

Fansat kritikojnë Kim Kardashianin për 'kontrollin' që ka mbi Pete Davidson
Lexo po ashtu Fansat kritikojnë Kim Kardashianin për 'kontrollin' që ka mbi Pete Davidson

Tani, Kim është ajo që luan ‘policen e modës’, pasi së fundmi u kritikua pasi i tha të dashurit aktual Pete Davidson të hiqte një kapelë ndërsa përgatiteshin për “Met Gala 2022”. /Telegrafi/