LAJMI I FUNDIT:

“Kam kërkuar liri e drejtësi”, rasti i Medinë Dautit që u ngacmua seksualisht – i akuzuari dënohet me 1 vit burgim me kusht, i ndalohet ta kontaktojë në çfarëdo forme

“Kam kërkuar liri e drejtësi”, rasti i Medinë Dautit që u ngacmua seksualisht – i akuzuari dënohet me 1 vit burgim me kusht, i ndalohet ta kontaktojë në çfarëdo forme

Në shtator të vitit të kaluar, Medinë Dauti kishte njoftuar se ishte ngacmuar seksualisht nga profesori i saj.

Rasti ishte paraqitur edhe në media, ndërkaq nga Gjykata Themelore e Gjilanit konfirmuan për Telegrafin se i akuzuari është dënuar me 1 vit burgim me kusht i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari në afat prej 3 viteve nuk kryen vepër tjetër penale.


“Konform nenit 56 paragrafi 1, nen paragrafi 1.10 te KPRK-s krahas dënimit me kusht gjykata e urdhëron të akuzuarin ta përmbush detyrimin e tij për të hequr dorë nga shoqërimi apo kontaktimi me të dëmtuarën M. D. në çfarëdo forme qoftë drejtpërdrejte apo përmes personave të tjerë përfshirë, edhe kontaktin përmes rrjeteve sociale”, thuhet në aktgjykim.

Ndryshe, Medinë Dauti, ishte viktimë e ngacmimit seksual në Gjilan nga ish-profesori i saj.

Dauti në një postim në Facebook shkruan se ajo që ka kërkuar që një vit ishte liria dhe drejtësia.

Lexoni të plotë postimin e saj:

Liri. Drejtësi. Autonomi

Ajo që kam kërkuar nga institucionet e drejtësisë tash e një vit ka qenë vetëm liria, drejtësia dhe autonomia. Të lëvizi e lirë e pa u ngacmuar, të më njihet cenimi që më është bërë nga institucionet e drejtësisë, dhe mbrohet e drejta ime për të thënë JO!

Sot, Gjykata Themelore në Gjilan i konfirmoi të gjitha këto duke e shpallur fajtor të akuzuarin për ngacmim seksual. Sipas kërkesës sime, Gjykata ia ka shqiptuar të akuzuarit dënimin me kusht me një vit burgim, ndërsa si kusht ia ka caktuar ndalimin e kontaktimit tim në çfarë do forme për periudhën tre vjeçare.

Rrugëtimi për të arritur deri këtu ka qenë tepër sfidues, si emocionalisht ashtu edhe fizikisht. Ndjenjat e pasigurisë, frika e vazhdueshme, cenimi i integritetit tim fizik e seksual, janë vetëm disa nga tmerret e përjetuara.

Unë besoj se këtë ditë nuk do e kisha arritur pa përkrahjen e familjes sime, miqve të mi, publikut, e veçanërisht pa përkrahjen e avokates time, Rina Kika.

Kjo fitore është një dëshmi e vendosmërisë së palëkundur dhe përkushtimit të saj për drejtësi. Këmbëngulja dhe profesionalizmi i Rinës për lirinë time, kanë qenë thelbësore në krejt këtë rrugëtim.

Sot, nuk kam fituar vetëm unë, sot është bërë një hap përpara drejt gjykimeve të drejta dhe njohjes së përvojave të personave që përjetojnë ngacmime seksuale. Shpresoj se ky rast do t’i shërbejë institucioneve të drejtësisë si udhërrëfim për trajtimin e rasteve të tilla në të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori