Viktima që u konstatua si i vdekur, pas një aksidenti që ndodhi në Indi, ka dhënë shenja jete vetëm pak momente para se t’i bëhej ekzaminimi mjekësor.

Patologët e një spitali në Nagpur, gjetën se Himanshu Bharadwaj ka puls, teksa po bënin gati bisturitë për obduksion, transmeton Telegrafi.


Kur u kuptua gabimi, pacientin e dërguan në repartin tjetër spitalor, për t’ju nënshtruar tretmanit shërues. Në të njëjtën kohë, përjashta janë mbledhur turma njerëzish, që protestonin kundër kësaj neglizhence mjekësore.

Kaloi foto 2 Bharadwaj nën trajtimin mjekësor

Bharadëaj ishte lënduar rëndë gjatë një aksidenti dhe u dërguar në spital. Gjendja tij u përkeqësua dhe mjekët thanë se i ishte bllokuar truri - pastaj se ka vdekur klinikisht - para se ta dërgonin për autopsi.

“Sistemi i frymëmarrjes nuk i punon” si dhe “ i mungon pulsi”, janë konstatimet që kishin dhënë mjekët në raport. Për ta dërguar në morg, ku kaloi natën.

Kaloi foto 3 Vetura e që pësoi aksident

Mësohet se pacientëve që truri iu ndalon së punuari, por jo edhe zemra dhe qarkullimi i gjakut, ka mundësi që t’ju përmirësohet gjendja.

Sipas mediave lokale, ai e kishte kapur një fshesë që kishte pranë, që të tregonte se është i gjallë. Familja e tij, po e konsiderojnë ngjarjen si mrekulli. /Telegrafi/