LAJMI I FUNDIT:

Kallëzohet penalisht një polic, ka plaçkitur një emigrant në Maqedoni

Kallëzohet penalisht një polic, ka plaçkitur një emigrant në Maqedoni

Një polic nga Qendra Rajonale për Punë Kufitare – Veri ka marrë kallëzim penal për marrjen celularit një emigranti dhe për dhënie të vërtetimit fiktiv për gjësendet e kthyera.

Siç njoftojnë nga MPB, Sektori për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale në MPB, deri te Prokuroria Themelore Publike Kumanovë, ka ngritur kallëzim penal kundër Z.S – i punësuar në QRPKV për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”.


I denoncuari, në cilësi të nëpunësit policor përgjegjës, ka vepruar në kundërshtim me procedurat për gjësendet e marra përkohësisht – celular nga një emigrant i arrestuar.

Ai gjithashtu ka dhënë urdhër të përgatitet vërtetim fiktiv për gjësendet e kthyera. Kundër tij është ngritur edhe procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore./Telegrafi/