Kallëzim penal ndaj një banori të Dellçevës, shkaktoi qëllimisht zjarr në pyll

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Dellçevë ka ngritur kallëzim penal kundër V.M. (60) nga Dellçeva.
Siç thonë nga MPB, ai dyshohet për kryerje të veprës penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“Më 07.04.2026, në vendin e quajtur “Tafraçko Maallo” në fshatin Bigëll, rrethina e Delçevës, i denoncuari ka shkaktuar qëllimisht zjarr në pyll, në të cilin janë dëmtuar sipërfaqe që u përkasin nëntë pronarëve të parcelave kadastrale në fsh. Bigëll”, thonë nga MPB.
Nga
Telegrafi
55 minuta më parë







































