LAJMI I FUNDIT:

Kalimi i testit të vozitjes ndihmohet me radiolidhje (Video)

Kalimi i testit të vozitjes ndihmohet me radiolidhje (Video)

Disa persona, testin për patentë shofer mund ta kalojnë shumë lehtë duke u ndihmuar nga jashtë.

Një tentim i tillë është ndërprerë në Gjilan, të mërkurën e 23 gushtit, ku testi i vozitjes ishte ndihmuar përmes radiolidhjes. Bëhet fjalë për agjencinë turistike “Bujari”, por aty nuk pranuan që të prononcoheshin për këtë rast.

Të flasin para kamerës nuk kanë pranuar as nga njësia për patentë shofer në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës.

E, nga dy të arrestuarit, Policia gjithashtu tregoi se tanimë njëri është lëshuar me procedurë të rregullt, teksa i dytë është ndaluar për 48 orë.

“Dy persona në automjet komunikonin me radiolidhje gjatë procesit të testimit”, thonë nga policia, që tregojnë se në agjencinë “Bujari” janë gjetur teste të auto-shkollës. /Klan Kosova/